Monday, July 24, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Video materiale

40 aktivitete sportive dhe lojëra argëtuese për integrimin e fëmijëve dhe të rinjve


Video educative të animuara


Të gjitha jemi një


Ngjarje përmbyllëse e PINA


Udhëtimi I PINAs


Konferencë Debatuese: Bisedime të Integruara


Konferencë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtje të objekteve shkollore


Promo Video – Konferencë Debatuese “Bisedime të Integruara”


Rrugëtimi i PINA-s 2011-2016


Akademia për Debat e PINA-s


Përfshirja e prindërve në aktivitete për integrimin ndëretnik në arsim në Strugë


Ngjarje Promovuese të Doracakut 40 aktivitete sportive dhe lojëra argëtuese për integrimin e fëmijëve dhe të rinjve


Kamp veror i PINA-s – Oher


Arritjet e PINA-s


Kamp veror i PINA-s 2016 – Full video


Kamp veror i PINA-s 2016


Festival për praktika inovative për Integrim ndëretnik në arsim


Bëhu miku im


Debat publik në Karposh

Trajnim për debat dhe debat publik


Udhëzimi me Doracak për mirëmbajtjen e objekteve shkollore


Debat publik në Negotinë në temën “Nismat e të rinjve – shembull për bashkëpunim, integrim dhe besim”


Rikonstruohet qatia për ditë të qeta shkollore në SHF “Naim Frashëri”

“Në njërën pjesë të shkollës kemi pasur vështirësi dhe probleme veçanërisht në kohën e dimrit, pasi që ajo pjesë ka qenë me tabela prej azbesti” tha Lutfulla Memedi, drejtor i SHF “Naim Frashëri”. Sot ky problem tashmë është e kaluar, pasi gjatë pushimit të verës çatia u rikonstruua në tërësi, në kuadër të Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim, ndërsa me mbështetje financiare të Qeverisë së SHBA-së, përmes Komandës Evropiane të ushtrisë amerikane.

Shikoni video-n nga ngjarjes solemne me të cilën u shënua lëshimi në përdorim i qatisë së rikonstruuar.


Documentary for IIEP Demonstration Schools


Bëhu pjesë e Festivalit “Be Creative – Be Interactive – Be Interethnic” më 19 shtator!

Festivali i arteve skenike dhe praktikave të mira “Be Creative – Be Interactive – Be Interethnic” do të mbahet më 19 shtator, 2015 në Qendrën kulturore për të rinj (MKC) në Shkup, me fillim në ora 11:00.

Festivali “Be Creative – Be Interactive – Be Interethnic” është si rezultat i punëtorive të realizuara kreative të projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim. Këto procese kreative, përmes së cilave kanë kaluar nxënësit e shkollave të mesme të Republikës së Maqedonisë, në katër vitet e kaluara, kanë për qëllim ta përforcojnë pjesëmarrjen e të rinjve në dialogun ndëretnik në mjedisin shkollor dhe ta rrisin vetëdijen qytetare dhe respektimin e të drejtave të njeriut midis të rinjve në Maqedoni përmes qasjes dhe të shprehurit kreativ (shfrytëzimin e artit, mediave sociale dhe teknologjive të reja (Teatër, film, vallëzim, arte vizuale, fotografi, Internet, Fejsbuk, Tuiter, MySpace, blogje etj.)

Ky festival ka për qëllim të jetë shembull i mirë dhe praktik për ata të cilët dëshirojnë në mënyrë kreative të punojnë me gjeneratën e re. Korniza e punës e cila përdorej në proceset kreative në këtë projekt, mund të funksionojë si drejtim për nisma të ngjashme edhe në të ardhmen.

Festivali dedikohet për ata të cilët besojnë në kreativitet dhe në shfrytëzimin e artit si potencial i cili mund ta çojë përpara shoqërinë në drejtime pozitive. Është krijuar edhe për ata të cilët besojnë në potencialin e gjeneratës së re dhe të cilët besojnë se me ridrejtimin e potencialit kreativ të cilin e posedojnë të rinjtë, përmes metodologjive të definuara dhe të ideuara mirë, mund të bëhen ndryshime.

Në fund dëshirojmë të falënderojmë ekipin i cili mori pjesë në realizimin e këtij projekti dhe falënderim të veçantë deri te të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të cilët ishin pjesë e projektit për integrimin ndëretnik në arsim.


Çdo të mërkurë në orën 19:00, ndiqni emisionin “Multi-via-Radio”!

“Multi-via-Radio është emision në të cilin së bashku me nikoqirin e saj Bujar Saiti përmes bisedave dhe muzikës do të mësojmë më shumë për të rinjtë, për diversitetet, ngjashmëritë dhe do ta zgjerojmë horizontin tonë të mundësive. Inspirimi për emision vjen pikërisht nga fakti se gjithsecili prej nesh vjen prej diku dhe nga dikush, por gjithsecili prej nesh është individ i veçantë i cili zhvillohet varësisht rrethanave të cilat e rrethojnë.

Këtu do të diskutohet për të gjitha sfidat e një të riu ndërsa do të dëgjoni edhe për miksin e shkëlqyer të kulturave të ndryshme të cilat na rrethojnë në përditshmëri.

Multi via Radio është aktivitet i Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim, në bashkëpunim me organizatën partnere Forumi Rinor për Arsim.

Ky emision emitohet me mbështetjen e Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim. Emisioni është rezultat i punës së përbashkët e Qendrës Maqedonase për Edukim Qytetar, në bashkëpunim me Forumin Rinor Arsimor. Përmbajtja në këtë emision i takon autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-ve ose të Qeverisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Atmosferë për të mbajtur mend gjatë ndarjes së çmimeve të konkursit “Multi-via-media: Si e ndërtojmë bashkëjetesën në shkolla”

Nxënës dhe arsimtarë, përfaqësues të mbi 30 shkollave nga më shumë qytete të vendit e mbushën sallën e Kinotekës së Maqedonisë në Shkup, në ndarjen solemne të çmimeve të konkursit “Multi-via-media”: Si e ndërtojmë bashkëjetesën në shkolla”, që u mbajt më 7 maj 2015. Shumë fytyra të buzëqeshura, atmosferë e hareshme, por edhe ankth: të gjithë e pyesnin veten – cilat shkolla do t’i fitojnë çmimet me vlerë të këtij konkursi të cilin e zbaton Projekti i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim, në bashkëpunim me Media Institutin e Maqedonisë?

Atmosfera “u ndez” edhe më shumë nga moderimi i shkëlqyer i shoumenit dhe poliglotit Bujar Saiti, i cili e vuri publikun në lojëra, përmes së cilave të gjithë në sallë në mënyrë simbolike treguan se kur punohet bashkë, se ku bashkohen të gjitha pjesët e një mozaiku apo të gjitha tonet dhe instrumentet e një simfonie, mund të arrihet më shumë.

Pas fjalimit të Xhevahire Pruthi – Zajazi në emër të PINA-s dhe përfaqësuesit të jurisë Jane Stefanov, pasoi momenti të cilin të gjithë e prisnin me padurim – ndarja e çmimeve dhe mirënjohjeve.

Çmimin e parë, kamerë Go-Pro 4 dhe lap-top, kësaj radhe e mori Gjimnazi “Jane Sandanski” nga Manastiri për videon “Gjeni dallimin”, tregim i thjeshtë me mesazh të fuqishëm për barazinë e të gjithë nxënësve. Çmimi i dytë, kamerë Go-Pro 4 shkoi në duart e Shkollës së Mesme Elektronike “Mihajllo Pupin” nga Shkupi, për videon “Si e ndërtojmë bashkëjetesën në shkolla”, tregim për nxënësit e kombësive të ndryshme të cilët pas mospajtimeve të para gjejnë gjuhë të përbashkët në dashurinë e tyre ndaj aktrimit. Fitues i çmimit të tretë është Gjimnazi “Zef Lush Marku” nga Shkupi për videon e tyre “The School”, në të cilën përmes aktrimit nxënësit e shfaqin rrugën e fitores mbi paragjykimet dhe dhunën ndaj atyre që janë të ndryshëm në shkollë.

Përveç këtyre çmimeve, u ndanë edhe disa mirënjohje – Shkollës së Mesme Komunale Teknike “Gjorgji Naumov” nga Manastiri, Shkollës së Mesme “Koço Racin” nga Shën Nikolla, Shkollës së Mesme Shtetërore për Art Figurativ dhe Dizajn “Lazar Liçenoski” nga Shkupi, Shkollës së Mesme Komunale “Gjosho Vikentiev” nga Koçani dhe Shkollës së Mesme Komunale “Kole Nehtenin” Shtip, të cilat u shquan në konkurs me kreativitet të demonstruar dhe përpunim cilësor të video-tregimeve dhe veçanërisht për angazhimin e promovimit të aktiviteteve shkollore për integrimin ndëretnik. Përveç kësaj, mirënjohje për angazhimin e demonstruar iu ndanë edhe 26 shkollave të mesme nga e mbarë Maqedonia, ndërsa mirënjohje speciale, jashtë konkursit, iu nda Shkollës së mesme “Arseni Jovkov” nga Shkupi për filmin e animuar të jashtëzakonshëm “Tregimi për dragoin”.

Videoja më poshtë tregon se si ishte atmosfera në këtë ngjarje të shkëlqyer, në të cilën u kënaqën që të gjithë:


Me muzikë drejt integrimit

Muzikë e hareshme në hyrje, arsimtarë dhe nxënës të emocionuar në SHF “Strasho Pinxhur” nga Kavadari. Shkaku? Shkolla i priste mysafirët nga shkolla partnere “Mustafa Kemal Atatturk” nga Gostivari.
Nikoqirët i pritën mysafirët si miq të tyre të vjetër. Faktikisht, ky ishte takimi i dytë midis shkollave dhe arsimtarët veçmë njiheshin shumë mirë me njëri-tjetrin. Menjëherë pas arritjes, secili prej arsimtarëve, së bashku me kolegun nga shkolla tjetër, filloi të punojë në realizimin e aktivitetit të tij. Luhej futboll, u realizuan punëtori artistike, mësohej si të luhet në instrumente popullore me ndihmën e nxënësve dhe arsimtarëve të shkollës muzikore “Lazo Micev Rale”, dhe këndoheshin këngë në gjuhën maqedonase dhe turke.

Siç na tregoi Çako Alpaj, arsimtar i muzikës në SHF “Mustafa Kemal Ataturk” dhe Goran Janev, koleg i tij nga shkolla e muzikës “Lazo Micev Rale”, të gjithë ishin të befasuar nga ajo se si nxënësit e përvetësuan gjuhën e re në këngë:

Se si tingëllonin ata, mund të shikoni në videon më poshtë.


Miqësitë nga Çeplesi

Nuk ka fjalë që mund t’i përshkruaјë përshtypjet e pjesëmarrësve në aktivitetin treditor të PINA-s i cili u mbajt në Shtëpinë alpiniste Çeples në të cilën morën pjesë 32 nxënës – 16 nxënës nga SHF “Liria” f. Jabollçisht i Epërm, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe SHFK “Todor Janev”, Çashkë ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase. Sinqerisht, në fillim mbërritëm pak të rezervuar për atë nëse gjithçka do të jetë siç duhet. Në komunën tonë mbretëron bashkëjetesë e mirë, por, e dinim se ata janë fëmijë, dhe ishte përgjegjësi më e madhe.

Në fillim fëmijëve iu ndanë kanatiere të njejta – të gjithë! Dhe nuk mund t’i dalloje se kush nga vjen dhe çfarë është. Ditën e filluam me aktivitete të cilat e thyejnë akullin në të cilat nuk duhen shumë fjalë, por kishin nevojë për ta ndihmuar njëri-tjetrin: t’ia japin dorën njëri-tjetrit, të ndihmohen gjatë ngritjes, t’ia japin topin njëri-tjetrit etj. Çdo aktivitet e shpjegonim në të dyja gjuhët, por besoni, fëmijët filluan të kuptohen vetëm me shikim.

Ditët ishin të stërmbushura me aktivitete. Përveç agjendës së plotë me aktivitete, duheshte edhe ne, mësimdhënësit, të shpikim aktivitete të tjera. Dita e parë kryesisht kaloi me lojëra sportive – futboll, hendboll, valle, ndërsa gjatë gjithë kohës dëgjohej muzikë dhe dëgjoheshin zëra të hareshëm në livadhin para shtëpisë. Në ditën e dytë, të gjithë së bashku shkuam në alpinizëm me alpinist profesionist i cili zgjati rreth katër orë. Në pyllin e pyllëzuar dëgjoheshin këngët “Makedonsko devojçe” dhe “Roka mandolinën”, të kënduara nga të gjithë 32 të nxënësit. Që ditën e parë me vetëiniciativë i mësuan dhe u dakorduam që këto dy këngë t’i kemi si himne tona.

Pasdite filluam me përpunimin e vizatimeve të përbashkëta me temë të lirë. Në grupe të përziera, nxënësit vizatuan dhe shkruanin poezi. Derisa po e shkruaj këtë në fytyrën time kam buzëqeshje kur kujtoj se sa bukur dukeshin. Ata “grindeshin”, por grindjet ishin se çfarë ngjyre të jetë ndonjë lule, nëse duhet të ngjyrosin me thëngjill apo vetëm me laps, me flomasterë apo me ngjyra druri.

Të nesrëmen vizatonin vizatime me temë “Shoqëria” të inspiruara nga këto tre dit. Derisa vizatonin vizatimet, të gjithë fëmijët ishin të tubuar me të gjitha materialet e vendosura në një vend dhe kanë bashkëpunuar sikur njihen gjatë tërë jetës, sikur pranë secilit ndodhet shoku i tij më i mirë. Një grup nxënësish të cilët shprehën interesim përpunuan herbarium nga bimët e grumbulluara.

Në orët e mbrëmjes kemi organizuar ahengje me muzikë të ndryshme – të të gjitha gjuhëve që ekzistojnë. Luheshin valle, këndohej… Këndonin nxënësit ndërsa kënduan edhe mësimdhënësit dhe prindërit. Nuk mund ta përshkruaj se sa fytyra të gëzuara dhe të kënaqura shihja rreth vetes. Bashkë e ndoqëm edhe ndeshjen e futbollit të Ligës së kampionëve. Këtu fëmijët ishin të ndarë, por jo në bazë të asaj nëse dikush është shqiptar, maqedonas, turk… por ishin të ndarë sipas asaj se për kë bëjnë tifo për Barcellonën apo për Baern Munihun.

Nxënësit ishin të palodhshëm. Në natën e tretë na imituan neve mësimdhënësve – ngjarje nga qëndrimi treditor. Mendoj që mali Jakupica dridhej prej të qeshurave të fëmijëve dhe tonat. Ditën e fundit, ne, mësimdhënësit nuk kishim më nevojë t’i ndanim në grupe të përziera apo diçka të këtillë. Ata në mënyrë të shkëlqyer u organizuan midis tyre, grupet i kishin – secili me secilin. Nuk dihej se cili fëmijë prej cilës shkollë është.

Lajmi i mirë dëgjohet larg, dhe kështu Kryetari i komunës së Çashkës – Goranço Panovski na nderoi me drekë në Restorantit e peshqve Nezhillovo për realizimin e suksesshëm dhe shoqërimin e sinqertë. Nxënësit u ndanë në fshatin Teovë. Të gjithë dolëm nga minibusët që të përshëndetemi dhe ta vallëzojmë vallen e fundit të përbashkët. Në sytë e nxënësve pikuan lotët dhe kërkuan që vitin e ardhshëm përsëri të organizojmë aktivitet të këtillë. Përqafoheshin midis tyre dhe i jepnin fjalën njëri tjetrit se do të jenë në kontakt. Përveç në sytë e fëmijëve lot pati edhe në sytë e tanë, mësimdhënësit. Lotët tanë ishin lot gëzimi që fëmijët i tejkaluan barrierat, paragjykimet, stereotipat që ekzistojnë tek ne. Dhe ne mund të mësojmë shumë prej këtyre shpirtrave të pastër të fëmijëve.

Të gjithë që morën pjesë në këtë aktivitet për një kohë të gjatë nuk jemi ndjerë kaq të kënaqur, të lumtur dhe të përmbushur prej ndonjë obligimi të punës. Edhe pse ka shumë ndodhi që po na e zbehin gëzimin këto ditë, në fytyrat tona ende ka buzëqeshje kur përkujtohemi sa shumë lumturi, së bashku me ju – Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim, ju sollëm këtyre fëmijëve. Ndërsa nxënësit – ato vazhdojnë të komunikojnë në grupin që kanë formuar në Facebook. Dhe qesh pa u ndalur kur shoh se çfarë shkruajnë fëmijët dhe si ndjellin kujtime.

Verica Todorovska

SHF “Liria” f. Jabollçisht, Çashka

 


Publikohet video-dokumentari për proceset kreative për integrimin ndëretnik në shkolla

Më 28 prill 2015, në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup u promovua një video-dokumentar, i cili e rrëfen tregimin për kreativitetin dhe produktet artistike të 600 nxënësve të shkollave të mesme të më shumë qyteteve të vendit.

Proceset kreative u zbatuan në 15 shkolla të mesme, me ndihmën e PINA dhe organizatës partnere QAP “Multimedia”. Në secilën prej shkollave, 25 deri më 30 nxënës të gjuhëve të ndryshme mësimore, janë takuar një herë në javë në periudhë prej gjashtë muajve. Me ndihmën e trajnuesve – aktorë, nxënësit kanë punuar bashkërisht në krijimin e produktit artistik final, të cilin më pas e kanë prezentuar para bashkëmoshatarëve dhe komuniteteve të tyre .

Kreativiteti dhe arti, si dhe shfaqjet dhe performancat e shumta të cilat dolën nga puna e përbashkët e gjithsej 600 nxënësve të këtyre shkollave të mesme, u kurorëzuan me video – material, i cili do të shërbejë si shembull për gjeneratat e ardhshme – për atë se çfarë mund të arrihet kur punohet bashkërisht. Video – dokumentarin mund ta shikoni më poshtë.


Së bashku me të rinjtë nga Buteli dhe Nagoriçi – një ditë përplot miqësi, argëtim dhe njohuri të reja

Ditë pranverore prilli e shkëlqyeshme dhe me diell, ideale për punë të përbashkët, shkëmbim të njohurive të reja në lidhje me kulturat e ndryshme dhe natyrisht – për shumë shoqërim dhe buzëqeshje. Nxënësit dhe arsimtarët nga SH.F “Kristijan Todorovski – Karposh” nga Nagoriçi i Ri afër Kumanovës erdhën për të vizituar partnerët e tyre në SH.F “Panajot Ginovski” nga Buteli i Shkupit.


Si shkolla të bëhet lajm numër një në media?

Përmes 15 punëtorive në kuadër të Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim, 440 anëtarë të ekipeve për integrim shkollor prej shkollave në mbarë vendin, zhvillonin njohuritë dhe shkathtësitë për prezentime publike, qasje ndaj grupeve qëllimore dhe komunikim publik. Si të aktivizohen në opinion, dhe si shkolla e tyre të bëhet lajm numër një në media? Sjellim atmosferën dhe mendimet e tyre nga punëtoria në Vinicë:


PINA Turniri debatues nacional për fillestarë


Nxënësit debatojnë “Arsimi formal (nuk) duhet të jetë bartësi kryesor i integrimit ndëretnik”


Lojë, qeshje dhe ‘Gangnam Style’ edhe për një tregim të suksesshëm për përbashkësine e të rinjve


Edhe një partneritet që premton bashkëpunim afatgjatë dhe miqësi të përhershme

Shkollat „Goce Dellçev “ nga Ilindeni dhe „Vëllazërim-bashkim“ nga Konjarja kohë më parë lidhën partneritetin e tyre dhe menjëherë filluan me aktivitete konkrete. Partneriteti u përcoll me një manifestim solemn, që e organizuan nxënësit e „Goce Dellçevit“, të cilët kishin edhe një shkas për të festuar. Kjo shkollë u bë njëra prej 35 objekteve arsimore me efikasitet energjetik në vend, pas renovimit të dritareve dhe të dyerve gjatë periudhës së kaluar, si pjesë e Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsim.


Prezantim i aktiviteteve për INA të shkollave modele “Gostivar” nga Gostivari dhe “Zdravko Cvetkovski” nga Shkupi


Promovimi i video produkteve të shkurtëra në shkollën e mesme Arseni Jovkov me 26 shkurt 2013

Mos lejoni të keqkuptohem

Përralla për dragon

Të mirëe dhe të këqijtë


Partner aktivitete të shkollave fillore Rexhep Voka nga Shipkovica dhe Kosta Racin nga Bërvenica


Partner aktivitete të shkollave fillore Liman Kaba nga Luboteni dhe Marshall Tito nga Strumica


Shoqërim përmes punëtorive kreative