Thursday, September 19, 2019
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Sistem i ri për ngrohje për filloristët e Shkollës “Drita”

Klasat e ftohta tashmë janë e kaluar për nxënësit e shkollës fillore “Drita” nga fshati Rahçe e Shkupit. Gjatë verës, në objektin e shkollës ishte instaluar një sistem të ri për ngrohje, i cili duhet të sigurojë kushte normale për mësim gjatë dimrit. Shkolla “Drita” është vetëm një nga trembëdhjetë shkollat e rinovuara, të cilat gjatë pushimeve verore u rinovuan me Projektin për integrimin ndëretnik në arsim (PINA).

%d0%bd%d0%b0%d1%81%d0%bb%d0%be%d0%b2%d0%bd%d0%b0

Me rastin e rinovimit të sistemit të ngrohjes, mësuesit dhe nxënësit e “Drita” organizuan një ngjarje solemne, në të cilën i prezentuan aktivitetet dhe të arriturat në sferën e integrimit ndëretnik. Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të Gardës Kombëtare të Vermontit, përfaqësues të USAID-it, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti, Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti, si dhe shumë nxënës, mësues dhe prindër.

7

2

Gjatë kësaj ngjarjeje, para mysafirëve të shumtë u drejtuan Stiven Krej, Gjeneral-adjutant i Gardës Kombëtare të Vermontit, SHBA, Bekim Murati, kryetari i komunës së Sarajit dhe Muzafer Murtezani, drejtor i shkollës. “Edhe pse shkaku zyrtar që jam sot këtu është shënimi i rinovimit të shkollës fillore” Drita “dhe partneriteti juaj me shkollën në Kavadar, ekziston një gjë tjetër në lidhje me këtë shkollë dhe me këtë komunitet që e vlen të shënohet edhe më shumë. Instalimi i sistemit të ri të ngrohjes është një gjë e madhe. Megjithatë, unë dua t’i shënojmë edhe aktivitetet e realizuara në partneritet me shkollën fillore “Dimkata Angelov Gaberot” nga Kavadari, dhe atë çfarë vlere kanë për të ardhmen e vendit tuaj “, – deklaroi Stiven Krej.

3

Aktivitete të tilla partnere ndoqën mysafirët e pranishëm në vazhdim të ngjarjes. Përveç performancës së përbashkët të hitit të famshëm të Benit dhe “Non Stop”, “Bidi mi brat, Be My Friend – bëhu im vëlla, behu my Frend”, nxënësit e shkollave fillore i prezantuan njohuritë e tyre për sistemin diellor, bashkërisht përpunuan maketa unike dhe porositën se ajo që i bashkon është pikërisht loja e përbashkët dhe shoqërimi dhe gëzimi në përgjithësi.

4 5 6

Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak në Ambasadën e SHBA-së në Shkup, në partneritet me USAID-in dhe PINA siguron mjete për renovimin e objekteve të përzgjedhura shkollore. Deri më sot, ushtria amerikane ka ndihmuar për të rinovuar 61 shkolla në vend të cilat janë pjesë e PINA-s.