Monday, September 23, 2019
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Si krijohen tregimet e suksesshme shkollore?

Nxënës, mësimdhënës, bashkëpunëtorë profesionistë dhe drejtorë u lidhën në përmbajtjet sportive, muzikore, artistike dhe matematikore, me qëllim që ta stimulojnë dhe përforcojnë shoqërimin, bashkëpunimin dhe nevojën e bashkësisë midis nxënësve të bashkësisë etnike shqiptare dhe maqedonase. Kjo ndodhi gjatë ngjarjes së përbashkët, që e organizuan shkollat fillore Kuzman Josifovski – Pitu dhe Liman Kaba më 10 nëntor. 60 nxënës të dy shkollave i bashkoi entuziazmi,motivimi dhe kreativiteti në punën e përbashkët dhe shoqërimin e pakursyer.

1-001

Gjithçka filloi me disa takime të mësimdhënësve të dy shkollave, që ky tregim të përfundojë me planifikimin e gjashtë përmbajtjeve të ndryshme, me pjesëmarrjen e 12 mësimdhënësve, dy punonjësve profesionistë dhe me mbështetjen e plotë të drejtuesve të shkollave dhe komunës.

2-001

Nxënësit e klasave të treta përgatitën shteg me ngjyra, në të cilin dalja dhe hyrja është përmes formave matematikore, ndërsa të kuptuarit përmes bashkëpunimit në të dyja gjuhët.

Dekorimin në shtëpitë, si dhe në objektet fetare, përmes elementeve të përbashkëta apo të ndryshme të krijimtarisë së pasur popullore, nxënësit e klasës së gjashtë e mësuan përmes lëndës së artit figurativ. 12 nxënës patën vizion për një qilim(tapet) të përbashkët me elemente të kohës tradicionale dhe moderne.

3-001

Grupe të përziera prej klasave të 7-ta, në terrenin e fushës sportive, u argëtuan në lojërat parapërgatitëse, si dhe aktivitetet sportive. Nxënësve iu bashkuan edhe shokët e tyre me dëgjim dhe të folur të dëmtuar.

4-001

Dekorime, simbole. Cilat janë traditat e Kurban Bajramit dhe Pashkëve? Nxënësit e klasave të 9-ta, këmbyen përvoja, kërkuan informacione dhe këmbyen përvoja përmes teksteve dhe hulumtimeve të traditave në shtëpitë e tyre.

5-001

Këngët dhe tryeza gjatë festave fetare në shtëpi ishte temë në punëtorinë muzikore. Kompozimi i përbashkët për Fitër Bajram dhe Krishtlindje jehoi në të dyja gjuhët në një aranzhman të ri në CD.

6-001

Gjithashtu, nxënësit e klasave të nënta morën pjesë në punëtorinë për respektimin e të shprehurit dhe komunikimit efektiv përmes mesazheve dhe demonstrimit. Punën aktive e përfunduan me përkujtuesin e fjalëve dhe mesazheve kulturore.

Nxënësit përmes prezantimit të produkteve të tyre përveç për përmbajtjen, i shprehën kënaqësitë e tyre nga shoqërimi si dhe nga mënyra në të cilën e shprehën kreativitetin dhe origjinalitetin e tyre.

7-001

Shoqërimi dhe mësimi i vërtetë ndodh kur planifikohet mirë, kur udhëhiqet mirë dhe kur ekziston dëshirë për arritjen dhe realizimin e qëllimeve të vendosura. Në qëllime të tilla për stimulimin e mësimit të përbashkët dhe bashkëpunimit janë realizuar aktivitetet e përbashkëta midis shkollave Liman Kaba dhe Kuzman Josifovski – Pitu. Tregimi ynë nuk përfundon këtu…