Thursday, September 19, 2019
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Qytetarët e Kumanovës me mbështetje për aktivitetet për integrim ndëretnik

Qindra nxënës të 15 shkollave të Kumanovës, më 20 tetor u tubuan në shkollën fillore modele Bajram Shabani që t’i shënojnë Ditët e integrimit ndëretnik dhe t’i tregojnë opinionit të gjerë se si janë shoqëruar në katër javët e kaluara, si kanë bashkëpunuar, qeshur, hulumtuar, krijuar gjëra të reja, por para së gjithash si u miqësuan.

dsc_0131-001 dsc_0147-001 dsc_0151-001

Në shtatë grupe, ndërsa secili i përbërë prej nxënësve të tre shkollave të ndryshme, me gjuhë të ndryshme mësimore, nxënësit, edhe njëherë, treguan se u duhet shumë pak, vetëm një mundësi e vogël, që ta zgjojnë kreativitetin dhe bashkërisht të krijojnë dhe të shoqërohen. Për zërat e fëmijëve, buzëqeshjet e gjera dhe kënaqësinë nga puna e bërë, dëshmoi publiku i shumtë – prindërit, drejtorët dhe mësimdhënësit e të gjitha shkollave të komunës si dhe përfaqësuesit më të lartë të bashkësisë lokale.

dsc_0116-001 dsc_0170-001

Ajo që është më e rëndësishme, të gjitha shkollat si edhe vetë komuna tregoi se e ardhmja e gjeneratave të reja do të jetë më e ndritshme dhe se të gjithë së bashku do të punojnë në afrimin e bashkësive të ndryshme, siç e bënë një gjë të tillë gjatë Ditëve të integrimit ndëretnik.