Thursday, September 19, 2019
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Prej shkollës modele në komunë modele

Nëntë shkolla të komunës së Kërçovës, në katër grupe të ndryshme, me rreth 100 nxënës, 20 mësimdhënës dhe prindër të të gjitha grupeve etnike, në tri javët e kaluara në mënyrë intensive u shoqëruan, miqësuan, bashkëpunuan, krijuan diçka të re dhe ajo që është më e rëndësishmja lidhën miqësi të reja.

14639841_10205353336272605_7822141711608006703_n

Gjatë shtatorit dhe në fillim të tetorit, shkolla modele Sande Shterjoski nga Kërçova ishte nikoqire e tetë shkollave të tjera të komunës me të cilat bashkërisht mësuan se si të shfrytëzojnë materiale të përdorura dhe prej tyre të bëjnë vepra të vogla artistike si dhe vegla praktike. Përveç punës së përbashkët, ata e hulumtuan rëndësinë e Kalasë së qytetit – dikur dhe tani, u argëtuan gjatë lojërave të vogla olimpike dhe u njoftuan me ushqime tradicionale të bashkësive të ndryshme etnike, përmes përgatitjes së shujtave të shijshme.

14724593_10205353302551762_2449357205084961444_n

Nxënësit dhe mësimdhënësit, më 10 tetor organizuan ngjarje përfundimtare në të cilën i prezantuan aktivitetet e realizuara. Gjatë ngjarjes, opinioni më i gjerë i qytetit, prindërit, mësimdhënësit, drejtorët e shkollave dhe përfaqësuesit e institucioneve i “degustuan” shijet e traditës dhe u njoftuan me gjithë atë që e punuan kërçovarët e rinj në periudhën e kaluar.

14608895_1738508109731690_1757443379338731318_o

Në fund të ngjarjes, pjesëmarrësit konstatuan se nëse shkolla Sande Shterjoski në katër vitet e kaluara shërbente si shkollë modele për ndërtimin e arsimit të integruar, tani edhe vetë komuna me të drejtë të plotë mund të shërbejë si komunë modele për arsim të integruar.