Monday, September 23, 2019
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Kampi i dytë veror i nxënësve u mbajt në Ohër

Kërkimi i pasurisë së fshehur nëpër Ohër, stërvitjet për bashkëpunim ekipor, por edhe lojërat shoqërore me frymë kompetitive si monopoli dhe tuisteri, ishin vetëm një pjesë e aktiviteteve argëtuese të kampit të dytë veror të nxënësve, që u mbajt prej më 16 deri më 19 shtator në Ohër.

Gjatë kampit katërditor, i cili u organizua në bashkëpunim me Qendrën për bashkëpunim ballkanik “LOJA”, një prej organizatave partnere në PINA, 40 nxënës dhe 8 mësimdhënës prej gjithsej 4 shkollave nga Tetova patën mundësi të njoftohen dhe të shoqërohen.

Krahas aktiviteteve të shumta, një pjesë të kohës së tyre nxënësit e kaluan duke marrë pjesë në lojëra sportive argëtuese, përmes së cilave patën mundësi për komunikim dhe integrim shtesë.

Kampet e tilla argëtuese të cilat i organizon PINA janë me qëllim që nxënësve të përkatësisë së ndryshme etnike t’u mundësojë kontakt dhe interaksion aktiv, që të përmirësohet komunikimi i tyre midis tyre dhe të krijojë hapësirë për ndërtimin e miqësive të reja.