Thursday, September 19, 2019
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Aksion ekologjik në Tetovë– „Make It Green Again”

Me dëshirën që të kontribuojë për mjedis më të pastër jetësor dhe për ngritjen e vetëdijes ekologjike tek të rinjtë, por edhe tek të më të moshuarit, Qendra për bashkëpunim ballkanik “Loja”, me mbështetjen e Projektit për integrim ndëretnik në arsim, organizoi aksion ekologjik nën moton “Make It Green Again”. Aksioni, i cili u mbajt nga fundi i shtatorit, përbëhej prej pastrimit të rrugës nga Tetova drejt Kalasë së Tetovës, si dhe pastrimin e Kalasë.

dsc_8420 dsc_8384

Aktiviteti u zbatua me nismën e vullnetarëve të QBB “Loja”, pasi që çështja e vetëdijes ekologjike dhe ndotjes së mjedisit jetësor janë shumë aktuale në rajonin e Tetovës, në disa vitet e kaluara. Qyteti është duke u ballafaquar me katastrofë të vërtetë ekologjike për shkak të deponive të shumta të egra dhe për shkak të pamundësisë së institucioneve për t’u ballafaquar me problemin.

dsc_8582 dsc_8380

Iniciativa u ideua si aktivitet i radhës i kampit të nxënësve që u mbajt nga mesi i shtatorit në Ohër, në të cilin morën pjesë 40 nxënës të katër shkollave fillore nga Tetova dhe rajoni i Tetovës “Bratstvo Migjeni” dhe “Liria” nga Komuna e Tetovës, si dhe “Aleksandar Zdravkovski” dhe “Shemshovë” nga Komuna e Jegunocit. Në aksionin ekologjik morën pjesë të gjithë nxënësit të cilët morën pjesë edhe në kamp një javë më parë, ndërsa shtesë, aksionit në mënyrë vullnetare iu bashkuan 50 bashkëmoshatarë të tyre, vullnetarë, qytetarë, të cilët treguan interesim për të kontribuuar në pastrimin e qytetit.

dsc_8504

Ditën e aksionit ekologjik, të gjithë pjesëmarrësit u tubuan në sheshin e Tetovës në orën 10:30 dhe që atje të ndarë në 4 grupe më të vogla u nisën drejt Kalasë së Tetovës dhe për më pak se 3 orë rruga u pastrua në tërësi.  Më pas pasoi pastrimi i përbashkët i Kalasë dhe i gjithë aksioni përfundoi deri në orën 14:00. Pas një pauze të shkurtër, pasoi punëtori për riciklimin dhe përpunimin e elementeve dekorative, stolive dhe monedhave prej mbeturinave, që u përgatit dhe u realizua nga vullnetarët e QBB “Loja”. Aksioni përfundoi me koncert muzikor akustik të një bendi lokal, lojëra të përbashkëta sportive dhe piknik në natyrë.

dsc_8511 dsc_8345

Kënaqësia e të gjithë pjesëmarrësve ishte e dukshme. Ata edhe krahas punës së lodhshme kishin vrull dhe buzëqeshje në fytyrat e tyre në fund të ditës. Veçanërisht e posaçme, iu duk e shtuna nxënësve dhe mësimdhënësve të klasave të katërta të Tetovës, të cilët i gëzoheshin takimit të sërishëm dhe mundësisë për shoqërim më të mirë pas përfundimit të kampit veror.

dsc_8767

Shumë prej pjesëmarrësve shprehën falënderime deri tek organizatori dhe të gjithë vullnetarët të cilët dhanë kontributin e tyre për realizimin e aksionit dhe shprehën gatishmëri për pjesëmarrje dhe organizimin e edhe një aksioni ekologjik në qytet.