Tuesday, November 21, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Trajnim mbi mirëmbajtjen shkollave për të pasur ambient të përshtatshëm mësimor

Shkolla me dritare të thyera dhe që bën ftohtë brenda tyre. Shkolla me çati asbesti dhe mure të mbrendshme të çara. Nxemje me anë të sobave me drunjë. Paisje ndërtimorë jo të mirëmbajtura dhe neglizehncë e plotë e oborit të shkollave mund të rezultojë me problem të vërtetë , gjë që nuk shërbejnë për mësim efektiv. Shkollat në Maqedoni ballafaqohen me sfidën e mirëmbajtjes së paisjeve në shkollë, në mënyrë që pamundëson mësimdhënësit që ti plotësojnë nevojat e nxënësve të shekullit njëzet e një.

Projekti i USAID-it për Integrim Ndëretnik në Arsim nga fondet e Komandës Amerikane në Evropë (EUCOM) ka renovuar nëntë shkolla fillore dhe dy të mesme, duke u ofruar stimuj shkollave dhe komunitetit lokal për tu bërë partner për të ofruar kushte më të mira mësimore për fëmijet e tyre. Puna një vjeçare me shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë Mqedoninë dhe një numër i madh i vizitave anembanë shtetit na demostruan se mirëmbajtja e paisjeve shkollore është një nga dobësitë kryesor të sektorin e arsimit në Maqedoni.
Sfidat sa i përket mirëmbajtjes i gjen edhe në shkollat e reja të saporenovuara edhe nëpër shkollat e vjetra, gjithsesi se lloji i shqetësimeve mund të dalloj. Meqë mirëmbajtja e shkollave ndikon edhe në bazën fizike, arsimore dhe financiare të tyre, ajo duhet të jetë fokus nga të dya anët , ngaqë bëhet fjalë për process të përditshëme dhe me prioritet në vet menaxhimin e shkollës si dhe ka rreze të gjërë veprimi. Planifikimi efektiv kërkon koordinim të burimeve dhe angazhim të të gjitha niveleve , qofshin ato të shkollave ose komunitetit lokal.

Kjo është arsyeja pse PINA duke u bazuar në atë që u pa në teren mori një hap më përpara dhe filloi me aktivitete të adresuara drejt nevojës së mirëmbajtjes të shkollave duke u ndihmuar shkollave që të ofrojnë mjedis të pastërt dhe të sigurt për nxënësit dhe të krijojnë hapsirë fizike që është e përshtatshme dhe adekuate për mësim.

Trajnimi për mirëmbajtjen e shkollave ishte i adresuar për ekipeve të shkollave dhe komunale, ku edhe pjesa më e madhe e mirëmbajtjes së objekteve është planifikuar , menaxhuar dhe kryer. Kjo audiencë përfshinte drejtorët dhe sekretarët e shkollave , pjestarët e bordit të shkollave, prindërit, zyrtarë komunal , biznes persona dhe pjestarë të komunitetit lokal si dhe përgjegjësit për mirëmbajtjen e shkollave. Katër trajnime regjionale janë oganizauar në Shkup, Strumicë , Tetovë dhe Manastir.

Qëllimi i përgjithshëm i trajnimit për mirëmbajtje ishte që të zhvillohen kapacitetet e Ekipit Renovues Shkollor dhe që të përforcohen aftësitë e stafit teknik , në mënyrë që të ju mundësoj shkollave dhe komunave që të zhvillojnë plan adekuat , të implementojnë aktivitetet e mirëmbajtjes në shkollat e tyre dhe sigurojnë që paisjet e shkollave janë dhe do të jenë të mirëmbajtura në mënyrë të regullt.

Me qëllim që të përgatisin një plan vjetor në akordim me nevojat momentale të tyre për mirëmbajtje , pjesëmarësit kanë përdorur lista kontrolluese për vlerësim të paisjeve të shkollës, si pjesë e punës paraktike grupore. Ato gjithashtu praktikuan se si të përgatiten propozim buxhete për mirëmbajtjen , bazuar në mirëmbajtjen në të kaluarën dhe volumin e punës së tanishme rreth mirëmbajtjes ashtu që ato në mënyrë të përshtatshme do të mund të planifikojnë një shumë të mjafuteshme të parave për të implementua aktivitete mirëmbajtëse.

Ngaqë buxheti për mirëmbajtje zakonisht është shumë i vogël, pjesëmarësit gjithashtu ndanë idetë e tyre për ritjen e fondit me të hyra shtesë dhë që do të mund të përdoren për mirëmbajtjen e shkollës. Stafi teknik që është i involvuar drejpërdrejt në vlerësimin e përditshëm , riparimin dhe mirëmbajtjen e paisjeve të shkollave u inkurajua që të luaj një rol aktiv në procesin e planifikimit të mirëmbajtjes së paisjeve shkollore.

Çdo shkollë mori sugjërim që në mënyrë aktive të zhvillojë dhe implementojnë plan për t’u marur me përditshmërinë dhe kërkesat e papritura sa I përket mirëmbajtjes. Zhvillimi i një plani realistik buxhetor dhe për mnirëmbajtje do t’i ndihmojë shkollat që të kujdesen në mënyrë të duhur për ndërtesat e tyre si edhe për oborin.

Te gjithë pjesëmarësit njohuritë që morën gjatë trajnimit së bashku me idetë e tyre personale i vendosën në praktikë gjatë punës praktike për vlerësim. Gjithashtu u definua stadardet e mirëmbajtjes ose planifikimit të buxhetit për mirëmbajtje për vitin e ardhshëm, ashtu që njohurite dhë aftësitë e tyre ishin me nevojë kritike për të aritur objektivat e punëtorisë. Pjesëmarësit kuptuan se sa me rëndësi është mirëmbajtja e paisjeve shkollore në menaxhimin e shkollës në përgjithësi dhe gjithashtu u dhanë edhe një numër i madh i rekomandimeve nga praktika të mira nga ana e pjesëmarëve.

Katër puntoritë përfshinë 97 pjesëmarës, por nga ato do të përfitojnë 7000 nxënës, 600 puntorë arsimor dhe 75 pjestarë të ekipeve për mirëmbajtje shkollore nga 11 shkolla pjesëmarëse.