Wednesday, December 13, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Të rinjtë që ndajnë ëndër të njejtë

Gara me litarë, futboll dhe shumë lojëra tjera, koreografi moderne dhe vallzime tradicionale, të mësuarit e gjuhës së njëri tjetrit, pikturim dhe aktivitete të tjera artistike- realizim i gjithë këtyre sëbashku dhe njoftim me njëri tjetrin padyshim se është qasje shumë më e mirë për të menaxhuar ndarjet ndër të rinjë dhe ka më shumë argëtuese  në krahasim me të  mësuarit në ndërrime ose shkolla të ndara.

Pesëdhjetë të rinjë nga Zhvani, Sopotnica, Dolenci, Virivo, Mrenaga, u mblodhën në një kamp veror katër ditor i  organizuar nga Peace Corp, ndërsa i mbështetur nga Projekti i USAID për Integrim Ndëretnik në Arsim, në fillim të korikut shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovci” në Zhvan.

Kjo shkollë është një prej dhjetë shkollave të përzgjedhura nga projekti i USAID, ku do të zbatohen aktivitete që promovojnë dhe mbjellin integrimin ndëretnik në arsim përmes stimujve të shkollave. Dhe ky kampveror është një aktivitet ose thënë ndryshe një provë reale për përgjegjshmërinë dhe dëshirën për këtë lloj aktivitetesh.

Pothuajse për të gjithë ata, ky aktivitet multi entik është ndoshta një nga eksperiencat më unike që ndonjëherë ata kanë pasur. Mjedisi dhe kushtet për tu realizuar gjithcka në mënyrë të rregullt, janë më shumë se të mirëpritura, fshati i Zhvanit dhe banorët e tij e bënë këtë  vend të përkryer për të organizuar një aktivitet të tillë për të rinjtë. I gjendur  përgjatë rrugës që më  rrallë frekuentohet , në mes qytetit të  Kërcoves dhe Manastirit, në një pjesë piktoreske në Maqedoninë Jug-Perendimore, ky vend është larg qyteteve të mëdha, larg korridoreve ndërkombëtare të trafikut ose industrisë, duke i dhënë natyrës pastërtinë dhe bukurinë e sajë.

Në mëngjesin e 4 korrikut, me përshëndetjen e kryetarit të Komunës së Demir Hisarit dhe drejtorit të shkollës, të rinjtë filluar më aktivitetin kryesor publik në kamp, më saktësisht  manifestim i organizuar për të festuar ditën e pavarësisë së SHBA-ve. Julie Tumasz nga Peace Corps është lokomotiva kryesore, ajo është energjetike dhe motivues për gjatë gjithë manifestimit. Kjo zonjë e re është  gjithëkund, shoqe e të gjithëve, duke u munduar t’i mundësojë të gjithve pjesmarrje në manifestim.

Të gjithë janë shumë gëzuar. Aktivistë dhe vullnetarë të Peace Corps prej shteteve të ndryshme, të rrinjë, fëmijë, fshatarë, zyrtarë, gazetarë të gjithë janë të entuziazmuar nga lojërat dhe skenat qesharake. Entuziazmi, e qeshura dhe gëzimi i ka përfshirë të gjithë. Duket sikur koha ka ndaluar të rinjë dhe të vjetër  për një moment jetojnë në botën e ëndërave. Duke na thirur neve të bashkohemi në lojërat qe luajnë, Julie flet me neve në gjuhe maqedonase me një theks amerikan.

“Është me të vërtetë shumë mirë këtu. Çdo ditë, çdo muaj ne mundohemi të bëjmë dicka të re. Kjo që kemi bërë  tani dhe që e shifni këtu është diçka që i ngjan një kampi veror tradicional amerikan për fëmjë dhe të rinjë. Çdo ditë bëjmë diçka nga aktivitetet tradicionale të kampeve. Ndërsa sot kemi organizuar manifestimin e ditës së pavarsisë së Amerikës, në nder të së cilës bëjmë vallzime të ndryshme, lojëra, parada, aktivitete sportive”,  tha Julie në largim e sipër pasi që disa shokë të tjerë e thirrën për të filluar një lojë tjetër.

Drejtori i shkollës, Menka Najdovska, ka fjalë miradie për punën që bën Julie. Ajo tha që Julie, e cila jeton dhe bën punë vullnetare tani më tetë muaj në fshatin Zhvan, ajo është bashkë me fëmijët gati se natë e ditë. Julie dhe fëmijët vazhdimishtbëjnë diçka, edhe ky manifestim, në të cilin shkolla është nikoqire dhe  pret mysafir, nxënës dhe vullnetarë nga nacionalitet të ndryshmë nga vendi dhe jashtë, është  një fryt i punës së përbashket, me qëllim të anashkalimit të ndarrjes ndërmjet të rrinjëve.

“ Ne kemi shumë miq, mbi tirdhjetë vullnetarë nga SHBA-të dhe shtetet  tjera. Dje, nxënësit sëbashku me disa artist nga Norvegjia dhe Hungaria kanë mbajtur punëtori, ku ligjërues ishin piktori i famshëm Sergej Andreevski dhe një profesor nga SHBA-të. Fëmijët pikturuan mbi temën e tolerancës dhe paqës. Dje kishim një punëtori me fëmijët, ku ata diskutuan për paqë dhe si të eliminohet ndarja. Ata gjithashtu patën mësime gjuhësorë nga gjuha spanjolle, shqipe, turke, angleze” ,tha Najdovska.

Shkojmë lartë në korridorin e shkollës për të parë ekspozitën. Hyrëm në një nga klasat dhe pamë disa të rrinjë në përfundim e sipër të punës së tyre artistike.

Shumica e fotografive mbajnë mesazhin për paqe dhe vëllazërim në mes njerëzve. Mund ti shifni  ato si një pune e thejshtë arti e bërë nga fëmijët,  me naivitetine tyre  në të shprehurit, apo si një manifest i sinqertë nga shpirtëra të paprekur nga të këqijat e të jetuarit modern dhe nga lufta jo njerëzore e mbijetesës, që tregon qartë  ( edhe femijët dinë atë) çka është e mirë për botën dhe njerëzimin.

Ne lamë kampin me një ndjënjë që nuk diskutohet se kjo është ajo që ka sistemi arsimor maqedonas dhe shoqëria ka nevojë, në vend të ndarrjeve në ndërrime të ndryshme në bazë etnike apo shkolla të ndarra etnikisht. Për të parë zhvillimin pozitiv dhe tejkalimin e ndarjeve në veçanti në sistemin arsimor, ky lloj i aktiviteteve duke perfshi nxënës nga shkolla të ndryshme, me prejardhje të ndryshme etnike, duke bërë gjëra të dobishme dhe argëtuese në të njejtën kohë të gjithë së bashku, është qendër e qëllimeve të projektit të USAID-it për Integrim Ndëretnik në Arsim, për të avancuar vlerat multietnike dhe multikulturore si dhe futjen e tyre në sistemin arsimor të Maqedonisë për gjeneratat që vijnë.

Kjo na vërteton edhe njëher që këto ndarrje janë artificiale, dhe se të gjitha këto bien poshtë kur ballafaqohen me sinqeritetin, të qeshurën dhe argëtimin, bukurine e artit, dhe guximit për të shijuar kënaqësite e jetës dhe të mësuarit më shumë për njëri tjetrin, për dallimet kulturore, pa asnjë paragjykim apo kufizim.