Thursday, October 19, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Rrëfim suksesi nga Bujamin Jakupi

Antarë i klubit debatues pranë shkollës “Nikolla Shtejn” si dhe debatues në debatin publik organizuar më 21 dhjetor.  Duke qenë pjesë e klubit debatues në shkollë tonë i formuar nga Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim ne kemi mësuar shume gjëra të reja, duke filluar nga aftësitë debatuese. Përmes ligjëratave dhe puntorive ne kemi zhvilluar mënyrën tonë individuale të të menduarit dhe të shprehurit gjatë një debati.  Interesante ishte gjithashtu edhe puna në një grup më të madh ku çdo njëri jep idetë e veta , të gjitha ato ide mereshin në konsideratë dhe më pastaj idetë më të mira zgjedheshin që të bëhen tema debatuese. Gjatë këtij projekti kam njohur edhe shoqëri të re me të cilët ende shoqërohem, dhe gjithashtu kam mësuar për kulturën, traditën dhe religjionet e shokëve të mi maqedonas dhe turq.

Kisha mundësi të përmirësoj të folurit në maqedonisht si dhe të mësoj pak edhe turqisht. Një ngjarje e rëndësishme që kishim gjatë këtij projekti është debati publik që u organizua në shkollën tonë.  Ne kishim mundësi që të debatojmë përpara mësimdhënësve, prindërve si dhe shokëve tonë. Ishte një ndjenjë e veçantë për ne. Tema e këtij debati ishte “ Të votuarit gjatë çdo procesi zgjedhor , duhet të jetë obligativ në shoqëritë demokratike”. Ky ishte sukses i yni dhe antarëve të FRA, ngaqë çdo gjë që neve kishim mësuar gjatë disa muajve e treguam në atë debat. Ekipi ku unë bëja pjesë ishte me qëndrime kundër dhe ne tentonim të shprehim qëndrimin tonë kundër të votuarit obligativ dhe gjithashtu tentonim të bindim auditorin se të votuarit nuk duhet të jetë obligues ngaqë ajo është e drejtë individuale e çdo kujt.

Do të vazhdoj të mar pjesë në këtë projekt sepse më pëlqen të jem pjesë e aktivitetev të tilla arsimore dhe multikulturore. I jemi shumë falemnderues Projektit të USAID-it për Integrim Ndëretnik në Arsim si dhe FRA-së, që mundësojnë këto aktivitete aq të rëndësishme për shoqërinë tonë.