Monday, August 21, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

SECILI TA PUNOJË BAHÇEN E VET ASHTU SI DUHET

Sasho Macanovski – Trendo, pothuajse dy decenie, është një prej personazheve më të popullarizuara dhe më aktive në mediat dhe opinionin e Maqedonisë. Duke filluar nga emisionet zbavitëse dhe tejet të popullarizuara “Ballkan Ekspres” ose “Milioner”, pozitat e redaktorit dhe drejtorit në televizionet më të shikuara të Maqedonisë (A1, Kanal 5 dhe Sitel), punës së pionierit në Internet në periudhën kur Maqedonia kishte vetëm disa mijëra shfrytëzues, deri tek krijimi i ueb-faqes së popullarizuar “On-net” dhe e-foshnja e tij e fundit “Off-net”, humori i tij specifik dhe komunikimi i drejtpërdrejtë i përfitojnë shpejtë simpatitë e njerëzve që e shohin dhe lexojnë.

Pikërisht kjo drejtpërdrejtshmëri përcakton edhe qasjen e tij ndaj marrëdhënieve ndëretnike, që në fillim të bisedës, e cila u realizua pas pjesëmarrjes së tij në debatet dhe tryezat e rrumbullakëta me drejtorë, mësimdhënës, prindër, nxënës dhe përfaqësues të strukturave arsimore komunale, të organizuara në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrim Ndëretnik në Arsim.

Çka mendon, si funksionon integrimi ndëretnik në arsim? A punohet në integrimin e të rinjve, apo edhe më tej vizatohen dhe thellohen kufijtë e padukshëm?

Trendo: Për arsimin mund të gjykoj në mënyrë të kufizuar – prej njërës anë si prind që dërgon fëmijën në këtë sistem dhe ka besim të mjaftueshëm për ta lënë atë në duart e tyre, dhe, së dyti, si njeri i mediave, meqë një pjesë e publikut tim janë të rinjtë, që janë edhe pjesë e arsimit. Nuk e di çka bëjnë, nuk kam përgjigje sistematike, por e di që ky funksion i arsimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm – aty fillohet me “mbërthimin e këmishës” dhe po që se gabohet në fillim të mbërthimit, vështirë se mund të ndreqet puna deri në pullën e fundit. Mendoj që arsimi mund të bëjë shumë, përkatësisht të përgatisë të rinjtë të mendojnë në mënyrë kritike, të rrisë ‘sistemit e imunitetit’, që të mos i nënshtrohen aq shumë manipulimeve të llojllojshme.

Në përvojën tënde personale dhe si prind, por edhe në bazë të asaj që e dëgjon nga miqtë dhe njerëzit me të cilët kontakton, a mendon se punohet diçka në këtë drejtim?

Pas debateve dhe tryezave të rrumbullakëta, a mendon se diskutohet hapur për problemet, se duken zgjidhjet në pah, apo gjërat fshihen nën qilim dhe faji kërkohet tek tjetri – mësimdhënësit tek prindërit, prindërit tek mësimdhënësit, kurse të gjithë së bashku e shohin fajtorin tek mediat?

Trendo: Secili tenton t’i vështrojë problemet nga një këndvështrim i caktuar, i përcaktuar profesionalisht, e për të vrojtuar mirë diçka, duhet ta shohësh nga anë të ndryshme, prej një distance sa më të largët, për ta parë atë si tërësi. Ajo që tentoj unë ta arrij si njeri i mediave, e është ajo që duhet bërë edhe nga profesorët – të mos lejojmë që të gjëja e vetme që bashkon të rinjtë, të cilët dallohen në pothuajse të gjitha vijat e mundshme, e në radhë të parë etnike ose fetare, të jetë mungesa e shijes.

Të flasim pak për Internetin – fushë në të cilën ke ekspertizë dhe përvojë solide. Është e qartë që Interneti po shndërrohet në mësonjëtore të re, fatkeqësisht e mbingarkuar me shumë spekulime, informata të pakonfirmuara ose të pavërteta, gjuhë të urrejtjes, stereotipe dhe paragjykime… A ndodh kjo për shkak të rezistencës së mësimdhënësve për tu bërë pjesë aktive e mësonjëtores në fjalë, ose shkaku qëndron tek opinioni dhe diskursi publik në Maqedoni që profilizohet në këtë mënyrë? A i sheh mësimdhënësit aty? A i japin mediat mundësi kësaj teme, ose ajo lihet pothuajse pa kontroll?

A sheh ndërgjegjësim tek njerëzit në arsim, se duhet hyrë në këtë Internet-mësonjëtore, ose duket se ende ekziston një lloj i rezistencës?

Trendo: Mbase ekziston rezistencë, që e nënkupton edhe aspektin e gjeneratave, por kjo është kjo. Interneti nuk është diçka që është modë tash,e del jashtë mode nesër – ai është akuariumi ku notojnë këta peshq të rinj.

Të drejtojmë temën ndaj asaj se sa në të vërtetë njihemi mes vete këtu. Si ta tejkalojmë nivelin sipërfaqësor, se “ne i vizitojmë për Bajram dhe ata na vijnë për Pashkë” ku përafërsisht disi përfundon kuptimi për marrëdhëniet e mira ndëretnike. Si të lëvizim drejt konteksteve dhe kontakteve më esenciale?

Nuk preferon t’i shohësh njerëzit prej këndvështrimit etnik të tipit “kam një mik shqiptar ose turk”. Ndonëse ke shumë miq nga të gjitha bashkësitë etnike, shpesh herë refuzon të flasësh në këtë temë nga këndvështrimi etnik ose kolektiv, dhe insiston të bisedohet në prizmin e individuales dhe njerëzores. Ja pra, duke shikuar nga ky aspekt, në fund, cila është porosia për secilin individ – jo maqedonas, shqiptar, turk, rom, vlleh, serb ose boshnjak, por për çdo individ në Maqedoni. Si të afrohemi mes vete?

Trendo: E kam pak të huaj këtë temë dhe nuk dua të flas për të. Si që ke vërejtur, mendoj se kjo e monopolizon diskursin e dallimeve. Istikami mes maqedonasve dhe shqiptarëve nuk është i vetmi që është gërmuar këtu. Është për keqardhje që sot janë pakicë ata që nuk i shohin serialet turke, kjo është një pakicë për të cilën ia vlen të luftohet, dhe të mbrohen të drejtat e këtij grupi ndaj shumicës. Përndryshe, nuk kam ndonjë porosi – mënyra në të cilën unë i vlerësoj angazhimet e mia personale janë në drejtim të sigurimit të integritetit, zbavitjes dhe njerëzve të gjallë dhe shëndoshë në këtë mjedis. Nuk besoj sinqerisht në “porosi serioze” meqë ato nuk lanë gjurmë.

Nuk ka recetë universale për atë se si të afrohen njerëzit?