Monday, August 21, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla”, në të cilën morën pjesë tridhjetë përfaqësues të mediave, profesorë universitarë, ekspertë të institucioneve dhe përfaqësues të USAID-it.

Qëllimi i tryezës së rrumbullakët ishte të ndahen përvojat e deritanishme pozitive dhe praktikat në drejtim të përmirësimit të integrimit ndëretnik në shkolla, si dhe të diskutohen mënyrat potenciale për përforcimin dhe përmirësimin e rolit të mediave në këtë proce

Në fillim fjalime të tyre patën z. Nebojsha Mojsoski, Drejtues i Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim, z-nja Naziktere Sulejmani, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe kryetare e grupit punues për arsim të integruar në MASH, si dhe gazetari z. Zoran Bojarovski.

DSC04815

Z. Mojsoski potencoi se arritja dhe mbajtja e integrimit ndëretnik në arsim dhe në përgjithësi në shoqëri është një proces kompleks dhe afatgjatë, me ç’rast në mënyrë përmbledhësi i ndau hapat e shumtë të cilët deri më tani janë bërë në këtë drejtim, duke theksuar se mbetet edhe shumë për t’u ndërmarrë, me qëllim që të flasim për një arsim të integruar cilësor.

Në fjalimin e tij, z-nja Sulejmani foli për bashkëpunimin midis MASH dhe sektorit civil, ndërsa i ndau edhe përfitimet në drejtim të kohezionit më të mirë ndëretnike të cilat dolën prej këtij partneriteti.

 

Nga ana tjetër, z. Bojarovski u fokusua në mënyrën në të cilën Projekti bashkëpunoi me gazetarët dhe mediat, duke dërguar apel për mbështetjen e praktikave pozitive dhe aktivitet për integrim ndëretnik të cilat mbahen në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni.

DSC04792

 

Gjatë diskutimit të hapur, redaktorët dhe gazetarët e shtëpive mediale, mediat e shkruara, protalet. Mediat lokale dhe profesorët universitarë dhe ekspertët stimuluan dialog aktiv dhe produktiv për rolin e mediave në drejtim të promovimit të kohezionit ndëretnik.

DSC04831

 

Disa prej konstatimeve kryesore ishin se me qëllim që procesi i integrimit ndëretnik të jetë i suksesshëm, është e nevojshme të punohet bashkërisht, me ç’rast nënkuptohet involvimi i institucioneve, sektorit civil dhe i mediave. Shtesë, në arsim është e nevojshme të zbatohet qasje interdisiplinare, e cila i përfshin kulturën, arsimin dhe mediat.

 

Shtesë, u potencuar rëndësia e mënyrës në të cilën mediat i transmetojnë praktikat pozitive të cilat zbatohen në shkolla, duke theksuar se është e nevojshme vazhdimësi në raportimin për këto tema dhe hapjen e çështjeve të rëndësishme të cilat meritojnë përpunim më të gjerë përmes përmbajtjeve mediale.

U potencua ndikimi i padyshimtë i mediave sociale, ndërsa u rekomandua që qytetarët të motivohen dhe nxisin që në mënyrë më të hapur të reagojnë ndaj matricave të raportimit selektiv dhe me stereotipa nga mediat, si dhe raportimit në kontekst të gabuar.