Wednesday, December 13, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe EUKOM-it i shënuan arritjet e përbashkëta të Projektit pesëvjeçar të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim në Ngjarjen përmbyllëse e cila u mbajt më 15 mars në Shkup.

Guzva

Hor

Arritja dhe kultivimi i integrimit ndëretnik në arsim është një proces kompleks dhe i gjatë. Duke e ditur këtë, gjatë viteve të kaluara Projekti në mënyrë të suksesshme i kyçi pjesëmarrësit kryesor dhe të interesuar në të gjitha aktivitetet, të cilat zbatuan mision për stimulimin e kreativitetit, për zgjerimin e mundësive për njohuri dhe mësime të reja, për hapjen e horizonteve dhe pikëpamjeve të reja, për t’u njoftuar dhe kuptuar midis tyre, për respektimin e diversiteteve, e gjithë kjo me një qëllim, krijimin e vlerave të reja dhe të përbashkëta dhe ndërtimin e të ardhmes së përbashkët.

DSC_0015

Një prej arritjeve kryesore të projektit është ajo se tani të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni janë përfshirë në këtë proces. Shumica e komunave, e këshillave të  prindërve dhe bashkësive lokale i mbështetën dhe do të vazhdojnë t’i mbështesin aktivitetet për integrim në nivel të bashkësisë. Me këtë projekt janë formuar rreth 400 partneritete midis shkollave përmes së cilave është vendosur interaksion midis mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollave të gjuhëve të ndryshe mësimore.  Mbi 5.600 nxënës të grupeve të përziera etnike morën pjesë në punëtori kreative, klube debatuese dhe aktivitete shkollore dhe jashtëshkollore. Përmes Zyrës për bashkëpunim ushtarak (ODC), EUKOM deri më sot, janë rinovuar 63 shkolla me çka u mundësua mjedis bashkëkohor dhe i sigurt për mësim për mbi 46 000 nxënës.

Orkestar Ramka

Në fjalimin e tij, Drejtuesi i PINA-s, Nebojsha Mojsoski deklaroi se edhe pse në fillim të projektit, madje edhe sot ka njerëz të cilët janë skeptik për qëllimin e projektit, megjithatë, ky projekt është mjaft i suksesshëm dhe fisnik. “Por, kjo që e kemi bërë deri më tani nuk është e mjaftueshme. Projekti është i suksesshëm kur shndërrohet në proces, ndërsa që procesi të ketë sukses kemi përgjegjësi të gjithë ne si individë dhe jo vetëm komunat, shkollat, institucionet”, shtoi Mojsoski.

Nebo

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, në fjalimin e tij e potencoi rolin kyç të reformave të arritura në arsim të cilat i zbatoi Ministria dhe shfaqi kënaqësi prej partneritetit me USAID-in dhe EUKOM-in. “Ju dëshiroj suksese të mëtejme dhe ju bëj thirrje që të vazhdoni t’i edukoni qytetarët tanë të rinj në frymën e multikulturalizmit dhe respektimit të diversiteteve”, deklaroi Lutfiu.

Minister

Drejtori i Misionit të USAID-it në Maqedoni, Xhejms Stajn theksoi se “Përmes programeve të tilla, nxënësit mësojnë se të gjithë jemi njësoj, si dhe se respektimi i diversiteteve etnike dhe bashkëpunimit ndëretnik janë rruga e vërtetë që Maqedonia të ketë sukses në të ardhmen”. Në fund, edhe krahas kësaj që projekti formalisht përfundon, ai i inkurajoi të pranishmit të bëjnë përpjekje të fuqishme të cilat do ta plotësojnë atë që është arritur deri më tani. “Isha dëshmitar i shumë prej aktiviteteve tuaja gjatë disa viteve të kaluara dhe jam i bindur fuqimisht se të gjithë ju do të vazhdoni të punoni për t’i zvogëluar barrierat të cilat ekzistojnë midis njerëzve dhe bashkësive”, shtoi Stajn.

Stein IMG_0854