Sunday, August 20, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për rinovimin e shkollave dhe hyrjes në fuqi të “Udhëzimit me doracakun për mirëmbajtjen e objekteve shkollore”, në kuadër të Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim u mbajt edhe një aktivitet i cili kontribuon për krijimin e një mjedisi më të mirë për mësim në objekte shkollore të shëndetshme, të pastra dhe të sigurta.

Në fillim të shkurtit në Hotel Drin, Strugë, u mbajt një konferencë dyditore për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore. Në konferencë morën pjesë rreth 110 përfaqësues të personelit teknik dhe sekretarët e 63 shkollave të cilat janë rinovuar në periudhën 2012-2016.

1

Gjatë hapjes solemne të konferencës, fjalime të shkurtra përshëndetëse patën z. Nebojsha Mojsoski – Drejtues i PINA, z. Igor Kralev – Zyra për bashkëpunim midis armatës së SHBA-së, z-nja Natasha Haxhi – Lega – Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe z-nja Liri Starova – koordinatore për rinovim e PINA-s.

2

Në vazhdim të konferencës, përfaqësues të disa komunave, shkollave dhe bashkëpunëtorë të jashtëm të Projektit i ndanë përvojat e tyre, sfidat dhe rekomandimet në drejtim të mirëmbajtjes së mirë të shkollave të rinovuara ndërsa më pas pasoi ekspozitë e fotografive të të gjitha shkollave të rinovuara.

3

Gjithashtu, përmes punës në grupe, sekretarët e shkollave patën mundësi t’i diskutojnë procedurat e punës për mirëmbajtjen e objekteve shkollore, ndërsa personeli teknik u fokusua në mirëmbajtjen e sistemeve për ngrohje.

4

Aktivitetet për rinovimin e shkollave të financuara nga EUKOM u realizuan në kuadër të Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsim, me qëllim që të përmirësohen kushtet për mësim dhe punë, por edhe të nxitet bashkëpunimi midis nxënësve të përkatësisë së ndryshme etnike.

Deri më tani, janë rinovuar 63 shkolla, me ç’rast përfitime nga rinovimi kanë 46181 nxënës dhe 5107 mësimdhënës.

b a