Wednesday, September 22, 2021

Festivali ne fokus, ne Festivalin

Festivali i arteve skenike dhe praktikave të mira „ BE CREATIVEBE INTERACTIVE BE INTERETHNIC“ rezultoi nga punëtoritë kreative në kuadër të Projektit të USAID-it për Integrimin ndëretnik në arsim. Përmes artit dhe me shfrytëzimin e mediave sociale dhe teknologjive të reja, të rinjtë në mënyra kreative kanë punuar në përforcimin e dialogut ndëretnik në mjedisin e shkollës dhe respektimin e të drejtave të njeriut te të rinjtë.

Në Festivalin, i cili mbahet në Qendrën Kulturore për të rinj (QKM), më 19 shtator (e shtunë), përmes argëtimit dhe punës artistike do të prezantohen shembuj dhe praktika të mira të arsimit joformal, punë e drejtpërdrejtë me të rinjtë, shembuj të punëtorive praktike etj.

T’i mbështesim shembujt e mirë të punës kreative me gjeneratën e re për dialog të pasur ndëretnik! BE CREATIVE – BE INTERACTIVE – BE INTERETHNIC“

[showhide type=”type1sq” more_text=”Programi: (Show more)” less_text=”Programi: (Show less)” hidden=”yes”]

10.30 Bandë muzikore nga Bogdanci, nga SHM “Bogdanci“
11.00 Fillimi zyrtar i ngjarjes
11.15 Shfaqje „Të gjithë jemi një“ – nxënësit e SHM „Orde Çopella“, Prilep
12.00 Shfaqje „Shekspiri para dere“ – nxënësit e SHM „Dobri Daskallov“ nga Kavadari
12.30 Koncert i Natty Fiyah SS
(Rootsman I / Conq.Lion & Spincore) (pjesa e parë)
13.30 Shfaqje „Mëhalla jonë“- nxënësit e QSHKA „Boro Petrushevski“ nga Shkupi
14.15 Shfaqje „Kartolina nga Ohri“ – nxënësit e SHM „Shën Klimenti i Ohrit“ nga Ohri
14.45 Koncert i Natty Fiyah SS
(Rootsman I / Conq.Lion & Spincore) (pjesa e dytë)

Aktivitete shtesë:
– Ekspozitë e fotografive, nxënësit e SHMK Drita, SHMK Mirko Milevski nga Kërçova dhe SHMQSH Cvetan Dimov nga Shkupi,
– Zhonglerë
– Shkrime në grafitë
– Filma të shkurtër të përpunuar nga nxënësit e shkollave të mesme të R. së Maqedonisë
[/showhide]

[showhide type=”type2sq” more_text=”Fakte rreth festivalit (Show more)” less_text=”Fakte rreth festivalit (Show less)” hidden=”yes”]

***** Cili është qëllimi i Festivalit?

Të jemi shembull i mirë dhe praktik për ata të cilët dëshirojnë në mënyrë kreative të punojnë me gjeneratën e re për
përforcimin e pjesëmarrjes së të rinjve në dialogun ndëretnik në mjedisin e shkollës. Njëherësh, qëllimi është të rritet vetëdija e qytetarëve dhe respektimi i të drejtave të njeriut midis të rinjve në Maqedoni përmes qasjes dhe shprehjes kreative (duke shfrytëzuar artin, mediet sociale dhe teknologjitë e reja).

**** Çfarë e bën më të dalluar prej iniciativave të tjera të ngjashme?

Ky Festival është pjesë e Projektit në të cilin janë shfrytëzuar procese kreative apo artistike përmes së cilave të rinjtë vetë i kanë fituar veglat e nevojshme për t’u integruar në një shoqëri civile dhe demokratike.
Metodologjia e cila përdorej në Projekt vjen nga programi “Art për ndryshime sociale” që CIU Multimedia (organizatë partnere në Projektin e USAID-it për integrim ndëretnik në arsim) e ka zbatuar viteve të kaluara, ndërsa bazohet mbi “Teatri në arsim” të Augusto Boal.

**** Çfarë metodologjie është zbatuar në përgatitjen e punëtorive?

Metodologjia ofron mënyra konstruktive që të rinjtë të fillojnë t’i tejkalojnë problemet e tyre dhe të ballafaqohen me konflikte të llojeve të ndryshme. Ajo është e përshtatur për punën në mjedise multietnike dhe multikulturore të cilat paraqesin pasqyrë të realitetit në Maqedoni.

**** A mund të përsëritet ky shembull edhe në të ardhmen?

Korniza e punës që është përdorur në proceset kreative në këtë projekt mund të funksionojë si udhëzues për nisma të ngjashme në të ardhmen. Qëllimi i këtij festivali është që të jetë me dobi edhe të atyre ndërmjetësuesve dhe liderëve që ishin pjesë e punëtorive kreative, ndërsa punojnë me të rinjtë në të gjithë vendin.
Festivali do të shërbejë gjithashtu edhe si praktikë e mirë për partnerët, komunat, shkollat, donatorët, sponsorët dhe të tjerët të interesuar për konceptin e punëtorive kreative dhe përdorimin e artit dhe mediave sociale, si mjete në proces.
[/showhide]