Wednesday, December 13, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Citat i Integrimit

“Prindërit, të cilët duhej të vinin me ne në Vrapçisht, ishin të brengosur para vizitës. Thanë ku do të shkojmë me fëmijët atje. Por pasi u kthyem ishin të mahnitur nga pritja atje. Thanë se dëshirojnë të gjitha ekskursionet që tani t’i bëjmë në Vrapçisht”, mësuese e SHF Cirili dhe Metodij, f. Oravicë, Radovish.

“Është kënaqësi të jemi mysafirë në Ohër, këtu në Vellogosht. Kjo nismë është për t’u përshëndetur dhe e mbështesim, pasi që jemi një vend, një shtet. Komuna e Tearcës është si do të thuhej Maqedonia në mëhallë, pasi që në Tearcë jetojnë shqiptarë, maqedonas, turq dhe romë, toleranca ekziston dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe këtu edhe atje për një të ardhme më të mirë, që gjeneratat e reja të investojmë në këtë drejtim për fëmijët, për nxënësit.” – Isen Asani, kryetar i komunës së Tearcës.

“Bashkëpunimet e këtilla gjithmonë janë në drejtim të komunikimit më të mirë dhe më të bukur. Edhe komuna e Ohrit dhe komuna e Tearcës janë komuna të cilat mund të ofrojnë shumë edhe në pjesën e turizmit, në pjesën e bashkëpunimit arsimor. Publikisht ju bëj thirrje të gjithë atyre të cilët janë të interesuar, këtë bashkëpunim ta përhapim në bashkëpunim edhe me shkollat e tjera. Le të jetë ky takim thirrje dhe nxitje për të gjitha shkollat, të gjithë menaxherët e dy komunave dhe për të gjitha komunat e interesuara nga e mbarë Maqedonia, të cilët kanë dëshirë, mundësi dhe besim se kjo që po bëjmë është e shkëlqyer, ta bëjmë së bashku”, Angell Janev, zëvendës i kryetarit të komunës së Ohrit.

“Miqësia nuk njeh kufij”, Goran Arsovski, mësimdhënësi i informatikës nga Koço Racin, Kumanovë. “Ishte mjaft emocionuese. Jo vetëm nxënësit nuk kishin njoftuar ndonjë shqiptar ndonjëherë por as nuk kisha njoftuar. Kaluam shumë bukur”, mësimdhënës i Shën Klimentit të Ohrit, Makedonski Brod.

“Kur na treguan mësuesit se ku do të shkojmë, fillimisht ishim në mëdyshje, pasi që megjithatë bëhet fjalë për objekte krishtere ndërsa deri më tani nuk kemi hyrë në to. Por, pas vizitës së përbashkët të këtyre vendeve të mrekullueshme, dëshiroj të vij përsëri” – nxënësja Nigjar.

“Përzgjedhja e shkollës tonë, si një prej 13 shkollave, për ne paraqet stimul për zbatimin e mëtejmë të aktiviteteve për integrimin ndëretnik në arsim. Njëherësh, ky projekt do të na mundësojë aktivitete për integrimin ndëretnik në arsim. Njëherësh, ky projekt do të na mundësojë ta realizojmë ëndrrën tonë shumëvjeçare – ndërtimin e sallës së koncerteve. Gjithashtu, projekti e nxiti vetëqeverisjen lokale dhe tërë bashkësinë të marrin pjesë në realizimin e ëndrrës tonë” – Zllatko Stojanov, drejtor i shkollës muzikore “Llazo Micev – Rale” nga Kavadari.

“Përveç asaj që trajnimi është përkatës dhe i dobishëm për realizimin e rinovimeve në shkollë, ka edhe përfitime të tjera. Si për shembull, ngritjen e vetëdijes së komunave dhe popullatës lokale për pjesëmarrje më të madhe dhe më aktive në mirëmbajtjen e ndërtesës shkollore, me çka do të përmirësohen kushtet në shkollë dhe do të përmirësohet edhe vetë procesi mësimor” – përfaqësuesi i këshilli shkollor.

„Nuk ka ndonjë ndarje mes nesh dhe kështu e kalojmë një ditë normale së bashku – pjesën më të madhe të ditës e kalojmë së bashku, drekojmë së bashku, meshkujt luajnë më shumë futboll dhe kur takohemi në rrugë gjithnjë jemi bashkë”. [nxënëse, ShF shumëgjuhëshe, SHQ, f.2]

„Edhe ne po ashtu kishim aktivitete të përbashkëta – prezantim të historisë, me ç‘rast maqedonasit prezantonin për historinë tonë, ndërsa ne për historinë e maqedonasve… për Skënderbeun, për Jane Sandanskin, etj..“ [nxënëse, ShF shumëgjuhëshe, SHQ, f.2]

“Që nga takimi i parë fëmijët menjëherë u afruan. Ky është takimi i tyre i dytë, tani shoqërimi vazhdon në shkollën tonë” – drejtoreshë e shkollës.

“Ky kënd është në fillim të përpunimit, planifikojmë ta pasurojmë me produkte të cilat do të përgatiten nga nxënësit e dy shkollave. Shkollat tashmë e kanë himnin e tyre – Miqësia nuk njeh kufij” – mësimdhënës.