Monday, July 24, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Ndërtimi i kapaciteteve

Përdorimi i  qasjes së tërësishme në shkollat për të mundësuar zhvillimin e vazhdueshëm të aktiviteteve ndëretnike të integruara në një mjedis, ku palët e interesuara në arsim do të marrin pjesë aktive dhe do të zbatojnë një përzierje të trajnimeve të strukturuara për zhvillim profesional, aktivitete mësimore brenda shkollës dhe një program mentorimi,  do të jetë thelbësorë në arritjen e objektivave të Komponentit 2.

Mësimdhënësit, drejtuesit e shkollave, anëtarët e këshillave shkollorë, prindërit dhe zyrtarët komunal të arsimit do të pajisen me aftësitë e nevojshme që me sukses të integrojnë arsimin në shkollat e tyre. Kjo do të realizohet nëpërmjet:

  • Fuqizimit të institucioneve arsimore kryesore për të koordinuar palët e interesuara për ndërtimin e kapaciteteve dhe për të punuar së bashku për të arritur qëllimin e përbashkët për arritjen e integrimit të qëndrueshëm ndëretnike në arsim;
  • Zhvillimit të modulit të trajnimit dhe realizimit të trajnimeve cilësore në disa faza për palët e interesuara të arsimit;
  • Ngritjes së sistemit të vazhdimësisë dhe mentorimit në mesin e shfrytëzuesve për të siguruar qëndrueshmërinë edhe pas përfundimit të projektit;
  • Pajisjes së pushtetit komunal me kapacitet për të siguruar burime, për të koordinuar dhe për të vlerësuar në mënyrë efektive përpjekjet në komunë dhe në shkollën për të zbatuar arsimin e integruar.
  • Ndërtimit të kapaciteteve të menaxhimit të shkollës për të siguruar udhëheqje e cila do të krijojë dhe mbështesë arsimin e integruar dhe do të ndërtojë marrëdhënie të ndihmës së ndërsjellë me bashkësinë shkollore;
  • Përfshirjes së këshillave shkollorë në planifikimin, vendimmarrjen dhe menaxhimin e arsimit të integruar në shkollat dhe forcimit të lidhjeve me bashkësitë lokale;
  • Përfshirjes së prindërve në aktivitetet në shkollë për të përmirësuar komunikimin ndëretnik dhe për të tejkaluar dallimet etnike dhe sociale;
  • Përfshirjes së prindërve në aktivitetet në shkollë për të përmirësuar komunikimin ndëretnik dhe për të tejkaluar dallimet etnike dhe sociale;
  • Përmirësimit të kapacitetit të mësimdhënësve që në mënyrë efektive të aplikojnë qasjen integruese ndëretnike në klasat e tyre dhe në gjithë shkollën;
  • Përmirësimit të komunikimit dhe bashkëpunimit aktiv mes studentëve me prejardhje të ndryshme etnike.