Sunday, August 20, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

MBYLLUR! Konkurs për shkolla të mesme për produkte multimediale “Multi-via-media: Si e ndërtojmë bashkëjetesën në shkolla”

Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim dhe Media Instituti i Maqedonisë shpallin konkurs për shkolla të mesme për produkte multimediale  me temë: “Multi-via-media: Si e ndërtojmë bashkëjetesën në shkolla”

Qëllimi i konkursit është që të nxiten nxënësit dhe profesorët e shkollave të mesme për të prodhuar produkte multimediale, me të cilat do t’i prezentojnë aktivitetet shkollore të dedikuara për integrimin ndëretnik në arsim, me qëllim që të forcohet bashkëpunimi ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike dhe kultivimi i diversiteteve kulturore.

Kriteret për pjesëmarrje dhe përzgjedhja

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë të gjitha shkollat e mesme shtetërore të Republikës së Maqedonisë, të cilat mund të aplikojnë me:

  • Video tregim
  • Foto – tregim
  • Tregim multimedial (kombinim i tekstit, videos, audios, fotografisë)

Nuk ekziston kufizim në numrin e produkteve multimediale, me të cilat një shkollë mund të aplikojë, por, të njëjtat duhet të përfshijnë tema dhe aktivitete të ndryshme në kontekst të integrimit ndëretnik në arsim.

Kriteret më të rëndësishme për vlerësimin e produkteve më të mira multimediale janë:

  • Kualiteti i punimit të produktit multimedial;
  •  Angazhimi i vetë nxënësve dhe profesorëve në përgatitjen e tij;
  • Kriteret për realizimin e suksesshëm të aktiviteteve të përbashkëta për integrimin ndëretnik në arsim, të cilat janë në dispozicion në vegzën (linkun) në vijim: http://mk.pmio.mk/gradenje-na-kapaciteti-materijali/алатки-за-успешно-спроведување-на-зае/
  • Përzgjedhjen e produkteve më të mira multimediale do ta bëjë juria profesionale e përbërë nga përfaqësues të Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim (PINA), fotografë profesional, gazetarë dhe producentë.

Fondi shpërblyes

Për tri shkollat me renditje më të lartë, do të ndahen çmimet në vijim:

  • Çmimi i parë – Kamerë GoPro 3 dhe lap-top
  • Çmimi i dytë – Kamerë GoPro3
  • Çmimi i tretë  – Fotoaparat digjital

Shkollat e tjera me produkte multimediale të spikatura do të fitojnë mirënjohje dhe do të marrin pjesë në ngjarjen solemne-ekspozitën, e cila do të organizohet në fund të konkursit.

Si dhe deri kur të aplikoni?

Produktet multimediale, së bashku me formularin për aplikim duhet të dërgohen vetëm përmes postës elektronike: konkursiPMIO@gmail.com ,  me titull te e-mailit: „Aplikim për konkursin Multi-via-media: Si e ndërtojmë bashkëjetesën në shkolla“, më së voni deri më 27 shkurt të vitit 2015.

  • Video tregimet mund të xhirohen dhe montohen me çfarëdo aparati digjital dhe softuer legal, të cilat do t’i kenë në dispozicion nxënësit dhe profesorët. Videot finale duhet të vendosen në YouTube, ndërsa pastaj linku të kopjohet në formularin për aplikim;
  • Foto- tregimet duhet të përgatiten në prezentim Power Point, ashtu që në secilin slajd duhet të ketë nga një fotografi dhe legjendë për të. Foto – tregimi final dërgohet së bashku me formularin e plotësuar për aplikim;
  • Tregimet multimediale duhet të përgatiten në Word dokument, i cili përveç tekstit duhet të përmbajë fotografi dhe linqe nga videot apo audio pjesët, të cilat më parë janë vendosur në YouTube ose Sundcloud. Tregimi final multimedial dërgohet së bashku me formularin e plotësuar për aplikim.

Formularin për aplikim në konkurs mund ta merrni në linkun në vijim: http://sq.pmio.mk/category/call-for-applications/

Të gjitha informacionet për konkursin janë në dispozicion në ueb-faqen e Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim: www.pmio.mk

Për informata më të hollësishme kontaktoni me:

–      Erlin Agiç, nga PINA/QMAC, e-posta: Eagich@mcgo.org.mk, tel: 070 225 284

–      Sllavço Milenkovski prej Media Institutit të Maqedonisë, e-posta slavco@mim.org.mk  , dhe në tel: 02/ 30 90 144