Tuesday, September 19, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Publikim i thirrjes për paraqitjen e shkollave për pjesëmarrje në komponentin Shkollat model të Projektit për Integrim Ndëretnik në Arsim (PINA), të financuar nga USAID-i dhe të realizuar nga Qendra Maqedonase për Edukim qytetar në bashkëpunim me Qendrën për të Drejta të Njeriut dhe Zgjidhje të Konflikteve, 22 maj – 04 qershor 2012

Me kënaqësi ju informojmë se fillon procesi i zgjedhjes së shkollave të cilat paraqiten për t`u bërë shkolla model në kuadër të Projektit për Integrim Ndëretnik në Arsim (PINA) (www.pmio.mk ) në të cilën do të mund të paraqiten shkollat fillore dhe të mesme nga Republika e Maqedonisë. Më shumë informacione për aktivitetet e komponentës Shkolla model mund të gjenden këtu (rezyme në K3).

Shkollat e interesuara mund të konkurojnë për Shkolla model:

  • me paraqitje individuale, të parashtruar nga shkolla fillore (IA-PM), apo shkolla e mesme (IA-SM) me mësim në dy apo tri gjuhë,
  • me paraqitje individuale të parashtruar nga shkolla fillore njëgjuhëshe (IA-PR), apo shkolla e mesme (IA-SR) me përqindje të konsiderueshme (mbi 20%) të nxënësve nga komuniteti rom, apo
  • me paraqitje partnere, të parashtruar nga dy shkolla fillore (PA-PH) apo dy shkolla të mesme (PA-SH) me mësim në një gjuhë, por të ndryshme, që gjenden në komunë të njëjtë apo në komuna fqinje.

Për të konkuruar, shkollat e interesuara duhet të dorëzojnë një aplikim i cili përfshin:

  1. Formular të plotësuar për paraqitje për zgjedhjen e shkollave model
  2. Deklaratë të drejtorit për motivimin e të punësuarve  për pjesëmarrje në projektin si shkolla model
  3. Vendim të Këshillit të shkollës me të cilin konfirmohet paraqitja e shkollës
  4. Vendim të Këshillit të prindërve për pjesëmarrje në model shkolla
  5. Letër për mbështetje nga komuna, të plotësuar nga kryetari i komunës

Formulari për paraqitje për zgjedhje të shkollave model me dokumentet shoqëruese janë të arritshme edhe përmes klikimit në shenjën përkatëse të fletëparaqitjes: IA-PMIA-SM, IA-PR, IA-SRPA-PH , PA-SH.

Periudha për parashtrimin e aplikimit zgjat deri më 4 qershor të vitit 2012 (deri në orën 16). Fletëparaqitja plotësohet në mënyrë elektronike dhe dërgohet përmes postës elektronike në saf@chrcr.org.mk. Njëherësh, detyrimisht dërgohet edhe versioni i shtypur i aplikimit përmes postës së rregullt, në adresën:

Safet Ballazhi
Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe Zgjidhjen e Konflikteve
Fahu P. 39, 1020 Karposh
Shkup

Për informacione plotësuese mund të paraqiteni tek Safet Ballazhi, koordinator i Komponentës Shkolla Model, në numrin e telefonit  071/341-106.

Nga aplikimet e mbërritura, në bazë të kritereve paraprakisht të përcaktuara, do të bëhet zgjedhja e shkollave model në afat prej maksimum 10 ditëve nga dita e fundit për paraqitje. Rezultatet nga zgjedhja e bërë do të shpallen në ueb-faqen: www.pmio.mk.