Monday, August 21, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Publikim i thirrjes për përzgjedhje të trajnuesve kryesorë në Komponentin për ndërtim të kapaciteteve të udhëheqësisë së shkollave dhe të arsimtarëve, 17 – 27 maj 2012

Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim publikon thirrje për përzgjedhje të trajnuesve kryesorë (master) në kuadër të Komponentit për ndërtim të kapaciteteve të udhëheqësisë së shkollave dhe të arsimtarëve.

Përshkrim i aktiviteteve të projektit

Aktivitetet në kuadër të këtij komponenti janë drejtuar kah përforcimi i kapaciteteve të institucioneve arsimore dhe të komunave për përkrahje të realizimit të aktiviteteve multikulturore në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë.

Planifikohen trajnime më të ndryshme për përfaqësuesit prej institucioneve arsimore, prej komunave dhe prej shkollave (arsimtarë, drejtorë, bashkëpunëtorë profesional,anëtarë të këshillave shkollore, prindër, nxënës). Gjithashtu,  planifikohen edhe aktivitete për mbështetje në shkollat më anë të cilës do të sigurohet qëndrueshmëria e aktiviteteve multikulturore pas mbarimit të projektit. Aktivitetet e projektit do të zhvillohen prej qershorit 2012 deri në fund të vitit 2015.

Aktivitetet e projektit në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme do t’i udhëheqin ekipet për integrimin shkollor, duke e përdorur qasjen ‘‘veprim mbi shkollën si tërësi’’ me përkrahje të vazhdueshme dhe drejtime të cilat do t’i marrin në bashkëpunim me Byronë për zhvillim të arsimit, Qendrën për arsim profesional dhe trajnim, Inspektoratin shtetëror të arsimit, Qendrën shtetërore për testim dhe me komunat në Republikën e Maqedonisë.

Rezultatet e pritura prej realizimit të projektit janë:

·    Njohuri të rritura te nxënësit për përmbajtjat të cilat mund të kontribuojnë për komunikim dhe mirëkuptim ndëretnik;
·    Njohuri dhe shkathtësi të rritura te arsimtarët dhe nëpunësit e tjerë pranë shkollave për zbatim të aktiviteteve multikulturore në arsimin dhe në aktivitetet jashtëmësimore;
·    Bashkëpunim mes arsimtarëve në nivel profesional, me qëllim që të rritet mirëkuptimi ndëretnik dhe respektimi në komunitetin;
·    Bashkëpunim i rritur mes shkollës dhe komunitetit lokal, këshillave shkollore dhe prindërve në zbatimin e aktiviteteve/ projekteve multikulturore së bashku me nxënësit;
·    Sistem i ndërtuar për aktivitete mentorike për përkrahje në aktivitetet për bashkëpunim ndëretnik;
·    Aktivitete për bashkëpunim ndëretnik në programet vjetore pune të shkollave;
·    Bashkëpunim i rritur dhe shkëmbim i praktikave të mira mes shkollave pranë komunës dhe/ose mes komunave me anë të rrjetit për shkollat e integruara.

Mënyra e aplikimit
Gjatë aplikimit duhet pasur parasysh se:
1.    Për thirrjen për përzgjedhje të trajnuesve kryesorë mund të aplikojnë:
·    prakticientë prej shkollave (drejtorë, shërbim profesional, arsimtarë prej shkollave fillore dhe të mesme);
·    arsimtarë prej fakulteteve pedagogjike;
·    trajnues prej organizatave joqeveritare.
2.    Trajnuesit e përzgjedhur kryesorë do t’i kenë këto përgjegjësi:
·    Pjesëmarrje në ‘‘trajnimet për trajnues’’ dhe plotësim i procedurës për kualifikim për trajnuesit.
·    Zbatim i trajnimeve me grupe të ndryshme qëllimore prej shkollave fillore dhe të mesme të ndara në tri faza (faza provuese – 2012; faza e dytë – 2013 dhe faza e tretë – 2014).
·    Mbështetje për shkollat në diseminimin e trajnimeve në shkollat.
3.    Kandidatët e interesuar për aplikim për trajnues kryesorë duhet t’i dorëzojnë dokumentet në vijim:
·    Biografia e shkurtër;
·    Formular i plotësuar për aplikim, të cilin mund ta gjejnë këtu;
·    Certifikatat sipas drejtimeve të dhëna në aplikacionin.
4.    Aplikacioni dhe dokumentet e tjera përgatiten në gjuhën maqedonase. Aplikantët t’i dorezojnë dokumentet edhe në gjuhën e tyre amëtare.
5.    Përzgjedhja e trajnuesve kryesorë do të bëhet në bazë të kriterëve të përcaktuara sipas kërkesave të dhëna në formularin për aplikim.
6.    Dorëzimi i aplikacionit dhe të dokumenteve të tjera do të fillojë më 16.05.2012 dhe do të përfundojë më 26.05.2012.

Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet e tjera të dërgohen:
·    me postë në adresën PINA – Komponenti 2, Rr. Kozle 1-b, Shkup, dhe
·    me e-mail te sjankulovska@mcgo.org.mk.

Informacione më të detajuara në lidhje me aplikacionin mund të merrni në telefon
2 3067 981 – lok. 115 ose 118.