Thursday, July 27, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Rinovimi i SHF “Gjorçe Petrov” u shënua në frymën e integrimit ndëretnik

DSC06573 Më 12 nëntor 2014, shkolla fillore “Gjorçe Petrov” e komunës Gjorçe Petrov organizoi një ngjarje solemne, me të cilën shënoi përfundimin e renovimit të plotë të kuzhinës dhe të trapezarisë së shkollës. Kjo përpjekje ishte mbështetur financiarisht nga EUKOM, përmes Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsim.  Kuzhina dhe trapezaria  u hapën për publik përmes degustimit të ushqimit të shijshëm që kishin përgatitur prindërit e nxënësve të SHF “Gjorçe Petrov” dhe miqtë e tyre të rinj nga shkolla fillore partnere “Dituria” nga Saraji.

Shkolla juaj ka ekip arsimtarësh të stërvitur për konceptet e integrimit ndëretnik dhe ata pa u lodhur e përndajnë këtë dije me të gjithë të punësuarit“, tha major Don Nikolls, zëvendës në Zyrën për Bashkëpunim Ndërushtarak  pranë Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.  Arsimtarët përndanë dijen dhe shkathtësitë e tyre edhe me të gjithë të pranishmit në vetë ngjarjen.  Ata,  tok me nxënësit,  në bashkëpunim me shkollën fillore partnere “Dituria” me sukses organizuan “Ekspo e integrimit ndëretnik”.

DSC06575Programi i pasur me aktivitete të përbashkëta të nxënësve u prezantua në tri stendat e këtij mini-panairi. Në stendën e parë nxënësit i prezantuan arritjet e tyre nga hulumtimi i karakteristikave të ekonomisë dhe të sektorit të biznesit në komunat Saraj dhe Gjorçe Petrov. Në stendën e dytë nxënësit prezantuan postera nga poetë të njohur dhe i recituan poezitë e tyre në gjuhën shqipe, maqedonase dhe boshnjake. Në stendën e tretë, ndërkaq, nxënësit kishin përgatitur poster dhe broshurë për ushqim të shëndetshëm dhe aty, në vend, punonin figura nga pemët dhe perimet.

Në fund, major Don Nikolls bashkë me kryetarin e komunës, Sokol Mitrovski, dhe drejtorin e shkollës,  Zoran Boshkovski, e prenë shiritin e kuq dhe pastaj të gjithë bashkë shkuan kah trapezaria, ku i priste edhe një ekspo e shijshme – e specialiteteve të llojllojshme nga bashkësi të ndryshme etnike që jetojnë në Maqedoni.