Më 5 qershor 2014 u fillua me aktivitetet për rinovim në shkollën fillore “Goce Dellçev” në komunën e Ilindenit me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim midis shkollës fillore “Goce Dellçev”, komunës së Ilindenit dhe Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim (PINA).
Memorandumi për Bashkëpunim u nënshkrua nga Udhëheqësi i projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim, Nebojsha Mojsoski, drejtori i shkollës fillore “Goce Dellçev”, Dushanka Krstevska dhe kryetari i komunës së Ilindenit, Zika Stojanovski. Sipas memorandumit të nënshkruar, komuna e Ilindenit, shkolla fillore “Goce Delcev” dhe PINA morën përgjegjësinë për t’i zëvendësuar dritaret e vjetra në korridoret, për bojatisjen e fasadës dhe për riparimin e bojlerit në dhomën e bojlerit. Nga aktivitetet për rinovim do të përfitojnë 1030 nxënës dhe 68 anëtar të personelit shkollor.
Gjer më tani, si pjesë e aktiviteteve të PINA janë rinovuar 22 shkolla në vitet 2012 dhe 2013. Në 2014, është planifikuar të rinovohen edhe 13 shkolla të tjera. Ky është memorandumi i parë për rinovim të shkollave në 2014 dhe 12 memorandume të tjera do të nënshkruhen me shkollat dhe komunat në të cilat do të zbatohen projekte për rinovim gjatë këtij viti.