Wednesday, June 28, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Mirëmbajtja e shkollave e përmirëson mjedisin për mësim

1Mirëmbajtja e shkollave ishte temë e trajnimit njëditor, i cili u mbajt në fund të nëntorit 2014, në organizim të komponentit të PINA për stimulimin e shkollave dhe bashkësive lokale. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin sekretarët dhe personeli teknik i 13-të shkollave, të cilat u rinovuan me ndihmën e projektit në vitin 2014. Kjo ishte mundësi e jashtëzakonshme që 46-të përfaqësuesit e këtyre shkollave t’i ndajnë njohuritë dhe problemet në lidhje me mirëmbajtjen e shkollave. Ekipi i PINA-s dhe inxhinierët – praktikantë e prezentuan gjendjen në shkollat lidhur me mirëmbajtjen e tyre, problemet e zakonshme të cilat paraqiten gjatë mirëmbajtjes së shkollave, si dhe zgjidhjet e mundshme për to.

Gjatë trajnimit u zhvillua një diskutim i gjerë midis pjesëmarrësve dhe trajnuesve, si nga aspekti teknik ashtu edhe nga aspekti i qëndrueshmërisë së aktiviteteve të prezentuara, obligimeve dhe procedurave për mirëmbajtjen e shkollave në afat të gjatë.

Mirëmbajtja e shkollave është temë e cila është lënë anash në debatin arsimor, mirëpo  ajo ndikon drejtpërdrejt në kushtet në të cilat qëndrojnë dhe punojnë nxënësit dhe të punësuarit. Mirëmbajtja e mirë dhe zbatimi i materialeve efikase energjetike në afat të gjatë mund të mundësojë kursime financiare, të cilat më pas mund të shfrytëzohen për rinovimin e pajisjeve dhe mjeteve, dhe të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e procesit arsimor.

3Në trajnim, një përfaqësuese e shkollës së mesme “Vanço Përke” nga Vinica i ndau përvojat e zbatimit të leksioneve të mësuara të trajnimit i cili u mbajt vitin e kaluar, si dhe praktikat dhe procedurat e mira për mirëmbajtjen e shkollave, të cilat tashmë janë përditshmëri e shkollës së tyre. „ Listat për ndjekjen e aktiviteteve për mirëmbajtjen e shkollave, të cilat i shfrytëzon personeli teknik në punën e përditshme,  i vendosëm me qëllim që t’i përmirësojmë procedurat për mirëmbajtjen e shkollave. Punonjësit në shkollë mësuan se duhet të kontrollojnë nëse gjithçka është në rregull dhe t’i paraqesin problemet. Ndoshta në moment të parë e gjithë kjo duket e panevojshme, e ndërlikuar dhe se do t’u marrë shumë kohë, por besoni se kur do të filloni t’i zbatoni listat dhe procedurat do ta shihni se e gjithë puna juaj bëhet më e organizuar, më e dukshme dhe më efektive. Mos keni frikë nga punët e reja, por pranojini ato, zbatojini, ndërsa rezultatet do të jenë të dukshme për afat shumë të shkurtër.“  theksoi Radmilla Mançevska, përfaqësuese e shërbimeve profesionale në SHMK “Vanço Përke” nga Vinica, duke u drejtuar të pranishmëve në trajnim.

Gjatë trajnimit u hapën shumë çështje. Një pjesë e mirë e çështjeve dhe dilemave u sqaruan, por shumë gjëra mbetën të diskutohen gjatë vizitave për ndjekjen e punës në shkolla bashkë me personelin teknik, i cili është shumë i rëndësishëm për mirëmbajtjen dhe funksionimin përkatës të shkollës. Nga përmirësimet gjatë mirëmbajtjes së shkollave do të kenë dobi 7.233 nxënës dhe 866 të punësuar në 13-të shkollat, të cilat janë rinovuar në vitin e tretë të zbatimit të Projektit.