Saturday, October 21, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Fundi i rinovimit, fillimi i një partneriteti dhe miqësie të re

DSC03728Me shumë emocione, më 4 qershor të këtij viti, nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit e shkollës fillore “Nikolla Karev” nga Koçani e festuan përfundimin e rinovimit dhe mbarimin e ndërtimit të hyrjes së re të ndërtesës së shkollës, e cila do ta përmirësojë sigurinë dhe do tu ndihmojë nxënësve më lehtë dhe në kohë të arrijnë në klasë. Nxënësit, nga ana tjetër, në ceremoninë e këtij rasti i kënaqën të pranishmit me kreativitetin e tyre, dhe i vodhën buzëqeshjet e tyre dhe duartrokitjet e vrullshme me paraqitjen e korit të shkollës, shfaqjeve instrumentale të orkestrit dhe me një valle të përbashkët.

Në fillim të ngjarjes të pranishmëve u drejtuan drejtori i shkollës, Vllado Andov, Kryetari i Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski, Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri. Gjithashtu, prononcim të tij kishte edhe përfaqësuesi i Komandës Evropiane të Ushtrisë amerikane, kapiteni Dejvid Bustamante. “Integrimi ndëretnik në arsim në shkollat publike është kyçe për paqen dhe stabilitetin në Republikën e Maqedonisë. Me këtë u mundësohet liderëve të ardhshëm të rriten me vlera të përbashkëta dhe miqësi të ndërtuara – miqësi që nxisin bashkëpunimin në një shoqëri të integruar “, tha Bustamante.

Potpisuvanje 1 (2)Për herë të parë në ngjarje të këtillë, në fund, përfaqësuesit e shkollës nënshkruan një memorandum për partneritet me shkollën fillore Forina të rajnoit të Gostivarit. Drejtoresha e shkollës Forina, Bedrije Aliu, e cila theksoi se për herë të parë është në Koçanë, tregoi dëshirë dhe vullnet të madh për të bashkëpunuar me partnerët e tyre të rinj. Përmes këtij bashkëpunimi, pritet që nxënësit e të dy shkollave të marrin pjesë në projekte të përbashkëta hulumtuese, udhëtime, ekskursione, lojëra sportive, shfaqje. Në këtë mënyrë, ata do të ndërtojnë besim të ndërsjellë dhe do të mësojnë si të jetojnë së bashku në një mjedis multietnik. Partneritetet e deritanishme në shumë shkolla të realizuara përmes PINA na japin shpresë se të rinjtë nga Koçani dhe Gostivari së shpejti dhe do të na gëzojnë me suksese të reja.

Punimet për rinovim janë realizuar në partneritet me shkollën, komunën dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. U tregua edhe një herë – kur jemi të bashkuar, shumë më lehtë ndërtohet një e ardhme e bukur për fëmijët në Maqedoni.