Tuesday, November 21, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Shfaqje e integruar me rastin e Ditës së mësuesit

Me rastin e 7 Mars – Ditës së mësuesit në gjuhën shqipe, në shkollën modele ShM Zdravko Cvetkovski në Shkup u mbajt shfaqja e integruar në të cilën morën pjesë nxënës përkatës të të gjitha bashkësive etnike të shkollës me pika në gjuhën e tyre amtare. ShM Zdravko Cvetkovski është një nga gjashtë shkollat modele të cilat janë pjesë e projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim. Për së pari herë në këtë shkollë, kjo ngjarje është e organizuar në më shumë gjuhë. Disa nga pikave që u realizuan kanë përfshirë kënga, poezi dhe recitime. Manifestimi filloi me adresimin e drejtoreshës dhe zavendës drejtorit në të dy gjuhët mësimore, maqedonisht dhe shqip, ndjekur nga pika e integruar së korit në gjuhën latine të këngës Gaudeamus Igitur. Manifestimi vazhdoi me lexim të veprave letrare, shfaqje të bendit shkollor, recitime dhe pika të tjera të cilët u shfaqën në maqedonisht, shqip dhe gjuhën rome. Ky lloj i aktiviteteve iu jep nxënësve prej gjuhëve mësimore të ndryshme mundësi të njoftohen, shoqërohen dhe mësojnë prej njëri tjetrit. Manifestimi në të cilën morën pjesë numër i madh të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve përfundoi me një zbavitje të madhe që e shënoi Ditën e mësuesit.