Më 29 tetor të vitit 2014 në Shtëpinë e kulturës në Kavadarc, kryetari i komunës iu dëshiroi mirëseardhje nxënësve, mësuesve, përfaqësuesve të Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsim, si dhe përfaqësuesve të QAP Multimedia. Ngjarja u organizua me qëllim që të promovohet prodhimi final nga punëtoria kreative, në të cilën ishin kyçur 35 nxënës nga shkolla e mesme “Dobri Daskallov” nga Kavadarci, të cilët punuan dhe u shoqëruan së bashku gjatë gjashtë muajve të fundit dhe ia dolën mbanë të tregojnë se kreativiteti, bashkëpunimi dhe pranimi i dallimeve është motor për mirëkuptim të ndërsjellë, si dhe për bashkëjetesë.
Rezultati i punës së këtyre të rinjve, shfaqja teatrale “Shekspiri te dera”, një version i Ballkanit Perëndimor i tregimit tragjik të dashurisë me famë botërore, sfidoi dashurinë mes Jules dhe Romes. Këta janë dy të rinj të cilët duhen, dhe pengesë e vetme mes tyre janë familjet e tyre me status të ndryshëm social. Ky tregim bashkëkohor përmban skena të shumta humoristike, si dhe skena të jetës së përditshme, prandaj publiku në Shtëpinë e kulturës në Kavadarci u zbavit thuajse një orë.
Për fat të mirë, në këtë version dashuria fiton. Jule dhe Rome, edhe përkrah grindjeve dhe pengesave nga familjet e tyre, shpërngulen në Ekuador dhe jetojnë të lumtur deri në fund të jetës. Bile, ata arrijnë që në shfaqe të ndërtojnë urë mes moskuptimeve të anëtarëve të familjeve të tyre, dhe i bëjnë ata që të pajtohen dhe të duhen.
Në Shtëpinë e Kulturës, nxënësit e të gjithë shkollave të mesme të Kavadarcit kishin mundësinë që të marrin pjesë edhe në një aktivitet tjetër – në debatin Forum Teatër, ku moderatorë ishin aktorët e njohur Keti dhe Goran Iliq. Nxënësit në publik morën pjesë në mënyrë aktive në bërjen e roleve, si dhe ofruan zgjidhje kreative.
Kavadarci është edhe një shembull i mirë për një varg gjeneratash të reja, të gatshme për të stimuluar bashkëjetesën ndëretnike. Nxënësit e “Dobri Daskallov”, të cilët ishin pjesë e punëtorive kreative të Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsim, premtuan se do të vazhdojnë të bashkëndajnë dhe të demonstrojnë shembuj të mirë të integrimit ndëretnik, jo vetëm në Maqedoni, por edhe jashtë saj. Hapi i tyre i radhës në këtë drejtim është pjesëmarrja me shfaqen teatrale “Shekspiri në derë” në një festival që së shpejti do të mbahet në Bansko, Bullgari.