Saturday, October 21, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Të rinj kreativë bashkërisht shprehen në frymën e kozmopolitizmit

Duart e tridhjetë njerëzve në ndërrime shtypnin sustat e laptopëve, dëgjohej klikimi i kamerave digjitale, si dhe të qeshurat e atyre me emocione para kamerave. Kështu kaloi trajnimi dyditësh për krijimin e përmbajtje multimediale në arsim, të cilin e organizuan Instituti Maqedonas për Media dhe Projekti i USAID-it për Integrim Ndëretnik në Arsim më 22 dhe 23 prill Shkup .

Mësuesit dhe nxënësit prej shtatë shkollave të mesme në Shkup, të ndarë në 3 grupe punuese, prezantuan pikat e tyre të përbashkëta në angazhimet të rregullta jashtëmësimore të shkollave. Çdo anëtar i grupeve mori pjesë, e të gjithë së bashku  punonin, shtjellonin plane, xhironin, bënin regji dhe montonin.

Përmes tregimeve multimediatike, ata treguan që perceptimet publike të bashkëjetesës së qytetarëve me përkatësi të ndryshme etnike nuk janë gjithmonë të sakta. Sipas tyre , kjo punëtori është një mundësi për të krijuar një komunitet të integruar, në të cilin paragjykimet zhduken . I pyetëm nxënësit se çfarë u pëlqeu më së shumti nga trajnimi.

Arsimtarët, krahë për krahë me nxënësit e tyre, mësuan diçka më tepër rreth teknologjive të reja, ndërsa të rinjtë kreativë frymëzoheshin nga përvoja e ligjëruesve të tyre.

Ky takim dy- ditor krijoi një atmosferë të këndshme pune, bashkëpunim të sinqertë dhe pa pengesa, plotësim reciprok, dhe motiv për të punuar në bazë të kreativitetit. Në vazhdim, shikoni fotografitë nga ky ambient krijues.

Njohuritë e reja për internet dhe përmbajtjet multimediale në kontekstin e integrimit ndëretnik në arsim janë inkurajim që këto grupe të krijojnë edhe në të ardhmen këso lloj përmbajtjesh për shkollat e tyre. Tregimet e tre ekipeve krijuese mund t’i shihni në blogun Integratika .