Friday, December 15, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Të mësojnë të gjithë për integrimin

Strategjia për arsim të integruar mund të shërbejë si udhëzues dhe katalizator , por përveç institucioneve rolin kyç e kanë edhe vetë qytetarët- ato më shumë se të gjithë mund të kontribojnë për uljen e tensioneve mes grupeve etnike, thotë Rober Vurc, drejtor i misionit të USAID-it në Maqedoni.

Arsimi i integruar do ti ndihmojë fëmijët e gjithë vendit, pa marë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe religjioze apo prejardhjen sociale dhe kulturore, që të ftiojnë arsimim kualitativ, e cila do të promovojë respektim të dallimeve dhe do të sigurojë një mjedis stabil në të cilin do të praktikohet tolerance. Ky qëndrim i Robert Vurc, drejtor i misionit të USAID-it në Maqedoni, është hyrje në sqarimin që ai bën se përse SHBA-të fuqishëm e përkrahin arsimin e integruar në Maqedoni.

– Ky projekt do të punohet në nivel lokal dhe komunal, por me bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës  dhe me Sekretariatin për Implementimin e Marëveshjes së Ohrit. Si edhe çdo program tjetër që ka të bëjë me fëmijët dhe arsimin pjesa kyçe e promovimit do të funksionoj në nivel lokal me qëllim prindërit, mësimdhënësit si dhe udhëheqësve të tjerë të bashkësive ti’u prezentohen qëllimet , të ju sqarojmë se si planifikojmë ti arijme dhe t’iu theksojmë përfitimin për fëmijet e tyre si dhe vendin në përgjithësi. Projekti për integrim ndëretnik është ndër shembujt e fundit për atë se sa fortë ne besojmë për rëndësine e arsimin, për ndërtim të një shoqëri të më të fortë, prospertitative dhe më tolerante  në Maqedoni, -thotë Vurc.
Misioni i SHBA-ve në Shkup vitin e kaluar filloi një projekt të ri katër vjeçar për integrim ndëretnik në arsim, me vlerë 5.2 milion dollar, bashkëfinancuar nga USAID dhe Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara.

Çka përmban projekti i ri?

– Ai ka katër komponenta . Njëra është komunikimi me bashkësitë, përkatësisht ngritje e vetëdijes për rëndësinë e integrimit ndëretnik dhe roli kyç i tij për stabilitetin e  Maqedonisë dhe integrimin e euro-atlantik të saj.  E dyta është ndërtimi i kapaciteteve për udhëheqje me shkollat dhe me mësimdhënësit. Të ju sigurohen mësimdhënësve , shkollave si dhe këshilleve shkollore përftim të aftësive të nevojshme për punë pozitive dhe të suksesshme në mjediset multietnike, që do të ndihmojnë të parandalohen ndarjet etnike në shkolla dhe bashkërisht si dhe të krijojnë kushte që do të promovojnë mjedis inkluziv dhe tolerant në shkollë. E treta është shkollat model , që dmth identifikim të disa shkollave konkrete në të cilat do të zbatohen komponenta të programit më gjithpërfshirëse dhe më shënjestruese. E fundit është stimulimi i shkollave dhe bashkësive , përkatësisht rinovimi i shkollave.

Si e vlerësoni suksesin e punës së deritanishme? A ka efekte pozitive dhe cilat janë ato?

– Gjatë vitit të parë puna jonë ishte kryesisht në teren , organizuam forume publike për diskutim dhe implementuam pilot aktivitete.  Të ndëgjuarit e mendimeve të prindërve, mësimdhënësve dhe antarëve të bashkësive në Maqedoni na ka ndihmuar që më mirë ti kuptojmë qëndrimet e tyre , interesat dhe hallet, si dhe si të përballemi me keqkuptimet që i kanë në lidhje me arsimin e integruar dhe të ndërtojmë besim në ato komuna. Këto aktivitete ishin me domethënie vitale për fillimin e programit para se të njejtin ta zgjerojmë në të gjithë vendin. Gjithashtu kemi realizuar edhe hulumtin në nivel shtetëror që të vlerësojmë perceptimin e njerëzve nëpër shkolla dhe në bashkësi në lidhje me integrimin ndëretnik. Trajnuam ekip të trajnuesve senior të cilët do ti trajnojnë mësimdhënësit , drejtorët e shkollave si dhe prindërit të cilët janë pjesë e këshilleve të përindërve. Në favor të projektit për integrim ndëretnik në arsim USAID-i do të vazhdojë të bashkpunojë me ministrinë me qëllim që të ripërtrijë interesin e  donatorëve në kuadër të arsimit të integruar , si edhe të fillojë aktivitete që do të jenë udhëhequr nga donator ose drejtorë nga ana e ministrisë. Ka edhe shumë për tu bërë në këtë sferë, por besojmë nga ajo që shihet se ka shtim të aktiviteteve , është një hap pozitive më përpara.

Në periudhën e kaluar kanë ndodhur disa ngjarje që e kanë ndikuar në lidhjet mes nxënësve nga bashkësi të ndryshme etnike. Ajo që e parasheh strategjia juaj a do të ndikojë në uljen e këtyre tensioneve dhe përfundimisht të parandaloj ndarjet në arsim?

– Strategjia e Qeverisë së Maqedonisë ishte një hap i rëndësishëm në zgjidhjen e disa sfidave me të cilat përballen bashkësitë në këtë vend. Strategjia tregoi përkushtimin e Qeverisë për trajtimin e kësaj teme dhe e stumuloi motivimin e donatorëve që të punojnë më gjërë në këtë cështje të rëndësishme dhe kritike. Strategjia e për arsim të integruar e Qeverisë së Maqedonisë mund të shërbejë si udhëzus dhe katalizator i procesit, por përveç përpjekjeve të organizatave dhe institucioneve  sërish rolin kyç e kane qytetarët të cilat mundët më së shumti të kontribuojnë në uljen e tensioneve mes grupeve etnike. Të rinjtë në Maqedoni kanë rol kyç në ndërtimin e të ardhmes së tyre dhe të ardhmes së vendit të tyre, do të kenë edhe shume më shumë mundësi që të arijnë sukses më të dukshëm nëse do punonin së bashku dhe me përpjekje të përbashkëta të zgjerojnë shumëllojshmërinë e shoqërisë së tyre. Shkollat janë vendet më natyrale si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit ku mund të njihen, të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe të mësojnë t’i respektojnë dhe vlerësojnë të tjerët pa marë parasyh përkatsinë e tyre etnike, religjioze dhe përkatësinë sociale. Promovimi i mjedisit pozitiv dhe produktiv në të cilën mbizotëron harmonija mes qytetarëve nga të gjitha shtresat mbetet prioritet për ambasadën amerikane në Shkup, ngaqë mungesa e saj mund të ketë ndikim thelbësor negative kundrejt shumë aspekteve parësore në shoqëri. Në favor të përpjekjve tona për zgjerim të mundësive për arsim të integruar në Maqedoni gjithashtu do të vazhdojmë që ti  përkrahim projkete edhe në shumë sfera të tjera.

Cilat janë gabimet më të mëdha të cilat janë bërë deri tash në lidhje me paraqitjen e arsimit të integruar? A mendoni se kjo iniciativë është paksa e vonuar?

– Anjëherë nuk është vonë të punohet për respekt dhe tolerancë. Përkundrazi këto janë tema për të cilat në kuadër të cdo shoqërie duke përfshirë edhe SHBA-të duhet t’i përkushtohet vëmnedje e vazhdueshme. Kultura, tradita dhe gjuhë të panjohura në disa momente mund të duken të frikshme , por dallimet janë dhuratë , ndërsa trashëgimia kulturoro-historike e Maqedonisë si dhe pasuria e daliimeve janë burim i shkëlqyeshëm  dhe përfitim i veçantë për Maqedoninë dhe qytetarët e saj. Të rinjtë e këtij vendi , prindërit e tyre , mësimdhënësit dhe bashkësitë mund të ndëtojnë rrugën drejt shoqërisë më të fuqishme, me prosperitet dhe harmoni, me atë që do të tregojnë se ato punojnë dhe mësojnë së bashku me çka do të ndikojnë në ndërtimin e kulturës së begatshme dhe kohezive , e cila do shpjerë në sukses

Si pjesë e proceseve integruese në arsim organizohen trajnime me mësimdhënës , drejtorë, bashkpuntorë profesional dhe prindër. Si shkojnë këto trajnime dhe cka në fakt ato mësojnë për arsimin e integruar?

– Rezultatet nga hulumtimet na kanë ndihmuar që t’i identifikojmë nevojat specifike të grupeve qëllimore. Punojmë me shkolla një gjuhësore dhe më shumë gjuhësore nga i gjithë vendi : cka është arsimi i integruar dhe pse është i rëndësishëm , si t’i njohim stereotipet dhe paragjykimet personale, cfarë lloj aktiviteteesh shkollore mund të promovojnë kohezion etnik dhe si mund të bashkëpunohet me shkolla të tjera që të shfrytëzohen praktikat më të mira. Përvoja jonë e deritanishme vërteton se idetë më të mira vijnë nga mësimdhënësit dhe nxënësit  për atë arsye punojmë me nxënësit me qëllim që të përzgjedhim përfaqësues nga shkollat e tyre. Kjo do të jetë mundësi që nxënësit të shohin demokracinë  e dorës së parë dhe të mësojnë për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si qytetarë të shoqërisë multietnike.

Sa para investohen në arsim, për realizim të aktiviteteve që përfshin strategjia? Si donator cila është përqindja e pjesëmarjes tuaj në buxhetin e përgjithshëm?

– Shumë donator investojnë për arsimin në Maqedoni. Nga buxheti I USAID-it për arsim, 5.2 milionë dollar janë paraparë për projketin katër vjeçar për integrim ndëretnik në arsim. Momentalisht buxheti i përgjithshëm i USAID-it për arsim kalon 16 milion dollarshin dhe përfshinë edhe aktivitete për nxitjen e përfshirjes së nxënësve me nevoja të veçanta , përmirësimin e mundësisë për arsimim të nxënësve rom, përforcimin e sistemit për zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe ndërtimi i afëtsive për punësim të të rinjëve. Ambasada e SHBA-ve në Shkup që nga viti 1993 përmes dpartamentit për çështje publike dhe Zyrës për bashkëpunim mbrojtës ka të investuar miliona dollar për përkrahje të një numri të madh të aktiviteteve arsimore, secili I dizajnuar që të përforcojë sistemin arsimor në Maqedoni që ti përgatis të rinjtë që të ballafaqohen me sfidat në të ardhmen.