Thursday, July 27, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Studentët debatojnë – a duhet arsimi formal të jetë shtylla kryesore për integrimin ndëretnik?

DSC02132A duhet arsimi formal të jetë shtylla kryesore e integrimit ndëretnik, a po jo? Kjo ishte tema e debatit publik e cila u mbajt më 6 maj 2014 ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme “Cvetan Dimov” dhe “Josip Broz-Tito”. Debati është pjesë e ciklit të debateve të quajtur “Debate për integrim në shkolla”, të organizuar nga Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim në partneritet me Forumin Arsimor Rinor, me qëllim që t’u siguroje nxënësve platformë ku do të kenë mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre, duke i argumentuar në mënyrë kritike qëndrimet për tema që kanë të bëjnë me integrimin ndëretnik në arsim.

Debate rezultoi me shkëmbim produktiv të mendimeve në mes të ekipeve debatuese, një nga të cilët e mbrojti qëndrimin se arsimi formal duhet të jetë shtylla kryesore e integrimit ndëretnik, përderisa ekipi tjetër e kundërshtoi këtë qëndrim. Publiku gjithashtu u kyç në debat për të ndarë mendimet e tyre. Nxënësja Elena Acevska nga ekipi afirmativ argumentonte se “pjesën më të madhe të kohës sonë e kalojmë në shkollë, andaj është shumë e rëndësishme aty ta avancojmë integrimin; shkolla duhet të organizojë ngjarje të ndryshme që fokusohen në bashkëpunim, bashkëjetesë dhe respekt, sepse aktivitetet e përbashkëta krijojnë miqësi”. Nga ana tjetër, Ruzhdije Kurtishi nga ekipi kundërshtar mbante qëndrimin se “komuna si institucion duhet të organizojë aktivitete të përbashkëta, ku jo vetëm nxënësit por të gjithë qytetarët do të mund të marrin pjesë dhe të shoqërohen. Në këtë mënyrë, të gjithë qytetarët do të ndajnë dëshirat e tyre për bashkëpunim dhe do të kontribuojnë së bashku për përmirësimin e komunitetit”.

Debatet janë vegël produktive për komunikim, të cilët u mundësojnë nxënësve të mësojnë se si të mendojnë dhe të shprehen rreth temave të caktuara. Në këtë mënyrë, përveç shkathtësimit në të folurit para publikut, nxënësit mësojnë se si t’i ndajnë me të tjerët dhe t’i mbrojnë pikëpamjet e tyre. Ky debat u mbajt në objektin e Komunës së Çairit dhe u transmetua drejtpërdrejtë në ueb faqen e Forumit Arsimor Rinor, që u dha mundësi të gjithë të rinjve dhe publikut anembanë vendit të përcjellin aftësitë oratorike të debatuesve të rinj, dhe të njihen më mirë me atë se çfarë mendojnë të rinjtë për integrimin ndëretnik në arsim.

Debati i fundit publik i këtij cikli do të mbahet më 14 maj në Komunën e Strugës, ku nxënësit nga shkollat e këtij qyteti do të ballafaqojnë argumentet e tyre për të njëjtën temë.