Thursday, July 27, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Si të vihet tek informimi më efikas dhe më i mirë rreth suksesit dhe aktiviteteve për integrim ndëretnik në arsim?

slika 2Si të komunikojmë me grupe të ndryshme targetimi, si të përgatisim prezantime publike efikase, si t’i njohim stereotipat dhe gjuhën e urrejtjes dhe ta shmangim shfrytëzimin e tyre në shkolla dhe në komunikim publik? Këto ishin vetëm një pjesë e përmbajtjeve që u përfshinë në të dy punëtoritë me anëtarë të ekipeve për integrim shkollor, të cilat u mbajtën në Shkup kah fundi i gushtit.

Cikli i punëtorive për planifikimin e prezantimeve publike interaktive efikase në kontekst të integrimit ndëretnik në arsim realizohet si pjesë e Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsim. Gjer më tani janë realizuar dhjetëra punëtori, në të cilat kanë marrë pjesë përfaqësuesit e ekipeve për integrim shkollor nga shkollat fillore dhe të mesme nga tërë vendi.

Krahas ligjëratave teorike, pjesëmarrësit në punëtori punuan edhe në ushtrime konkrete për planifikimin dhe përgatitjen e deklaratave dhe paraqitjeve të shkurtra përpara grupeve specifike të targetimit. Në fund të çdo punëtorisë, duke luajtur role, pjesëmarrësit të ndarë në ekipe debatuan dhe ballafaquan qëndrime për tema konkrete në lidhje me integrimin ndëretnik nëpër shkolla.