Më 14 qershor, në Galerinë e Arteve “Bezisten” në Shtip, një grup i talentuar i studentëve të rinj nga shkolla e mesme Stojmenski Sllavço mbajtën prezantimin përfundimtar të punëtorive kreative si pjesë e integrimit ndëretnik në Projektin e USAID-it për arsim. Këto aktivitete janë të arriturat e nxënësve dhe mësuesve të shkollës në një periudhën prej tre muajsh.
Prezantimi ishte i përbërë nga një dramë teatrale të quajtur “Ljubov Cok, Razdelba Jok”, në të cilën merr vend historia e një marrëdhënie të ndaluar mes dy të rinjve, Merima dhe Igor, anëtarë të grupeve të ndryshme etnike (turke dhe maqedonase). Marrëdhënia është subjekt i thashethemeve dhe poshtërimit nga ana e mjedisit, bashkëmoshatarëve të tyre, të cilët nuk besojnë se ky lloj i dashurisë mund të zgjasë.Çifti vërteton të kundërtën. Në të njëjtën kohë me dramën, në anën tjetër të Bezistenit, ishin dy nxënës të cilët ishin pikturonin motive të ndryshme me ngjyra të gjalla. Në fund të prezantimit, kishte gatime tradicionale të përgatitura nga prindërit dhe nxënësit e komuniteteve etnike të përfshira në këtë proces që u shërbyen për audiencën.
Prezantimi përfundimtar u ndoq nga kryetari, ILCO Zahariev, përfaqësues të komunës, sekretari i Shtetit në Ministrinë e Arsimit, Elizabeta Todorovska, mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, prindërit dhe shumë të tjerë. “Shtipi shërben si një shembull, sidomos në këtë moment vendimtar, me komunat e tjera se si ata duhet të kultivojnë bashkëjetesën”, – tha Sekretarja e Shtetit, Elizabeta Todorovska.
Projekti USAID për Intergrim Ndëretnik në Arsim (PINA) ka aktivitete të tilla në shtatë shkolla të tjera gjatë vitit 2013 me qëllim që të përmirësojnë integrimin ndëretnik në arsim.