Sunday, August 20, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Reporterët nga “Mihajlo Pupin” na informojnë: e morëm vendin e parë në konkurs për eko-film !

Pas trajnimit për prodhim të përmbajtjeve informative dhe multimediale për në Internet, i cili u mbajt muajin e kaluar për mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave të mesme në Shkup, nuk pritëm shumë për të shijuar frytet e para të punës sonë të përbashkët. Nxënësit nga shkolla e mesme elektro-teknike e Qytetit të Shkupit “Mihajlo Pupin”, të cilët morën pjesë në këtë trajnim, na raportuan për një lajm shumë të gëzueshëm për shkollën e tyre. Gjegjësisht, në konkursin “Gazetarë të rinj për ambientin” të cilin e zbatoi organizata joqeveritare OHO që nga janari deri në prill të këtij viti, filmi “Tregimi i shekullit 21”, të cilin e përgatitën “pupinasit” e rinj, mori vendin e parë, në konkurrencë me 38 shkolla të mesme të vendit.

Filmin e punuan gjimnazistët Angel Davkovski, Stojan Gorevski dhe Stefan Todorovski, me ndihmën si mentor të profesoreshës Mirjana Nedevska. Gjatë këtyre tre muajve, ata vetë gjiruan dhe aktruan në këtë video produkt, që ka për qëllim rritjen e vetëdijes ekologjike te të rinjtë.

Gëzon shumë fakti se ky film do të dërgohet në garën ndërkombëtare të fushatës, ku do të garojë me pjesëmarrësit nga 25 shtete, ndërsa nxënësit do të kenë mundësinë të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre me prejardhje dhe kulturë të ndryshme. E se në “Mihajlo Pupin” i kushtohet shumë vëmendje nxitjes së kreativitetit të të rinjve dhe ndërtimit të vlerave pozitive, e demonstron edhe fakti se ata e morën vendin e parë në këtë konkurs edhe vitin e kaluar, ndërsa në konkursin ndërkombëtar fituan vendin e trete dhe morën pjesë në punëtori në Stokholm.

“Pupinasit” nuk janë vetëm filmaxhinj të mirë. Me këtë lajm, ata vërtetuan se kanë zotëruar edhe teknikat e gazetarisë, duke na dërguar këtë storie, që i përmban të gjitha elementet të cilat i mësuam së bashku në trajnimin për prodhim të përmbajtjeve informative dhe multimediale në Shkup, me qëllim që të na informojnë për suksesin e tyre.

Eko-tregimin për shekullin 21 të këtyre gjimnazistëve kreativë mund ta shikoni në këtë vegëz: https://www.youtube.com/watch?v=iU_oa7z-MYY