Wednesday, July 28, 2021

Qytetarët dhe nxënësit e Vrapçishtit porosisin: “Bashkë jemi më të fortë – të integruar jemi më të suksesshëm”

DSC06198Ngjarja solemne e prerjes së shiritit, me ç’rast u shënua mbyllja e renovimit të SHF “Vrapçisht” në f. Vranjovcë, komuna e Vrapçishtit, edhe një herë dëshmoi se atëherë kur kyçet e tërë bashkësia lokale në aktivitete të këtilla, suksesi është shumë më i madh, gëzimi i të gjithëve është i pakrahasueshëm, ndërsa bashkëjetesa ec përpara, dhe bëhet edhe më e fortë. Më 29 tetor të këtij viti, në hollin e shkollës u mblodhën nxënës, mësues, prindër, gjyshe dhe gjyshër, mjeshtër të cilët punuan në kulmin e shtëpisë në afërsi të shkollës, përfaqësues të EUKOM, PINA, USAID dhe shumë të tjerë, për të ndjekur programin solemn të përgatitur nga shkolla për këtë rast të gëzueshëm, si dhe për të dëgjuar fjalimin dhe urimet nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija, drejtori dhe zëvendës drejtori i shkollës, si dhe toger Xhen Ford, atashe i aviacionit nga Zyra e Atasheut ushtarak në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup.

Renovimi i kulmit, fasadës, dyshemeve dhe instalimit elektrik në shkollë, të cilat u realizuan nëpërmjet Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsim,  me përkrahje financiare nga EUKOM, është vetëm një nxitje për nxënësit dhe për tërë bashkësinë lokale që të vazhdojnë më tutje të bashkëpunojnë dhe të krijojnë suksese të përbashkëta.

DSC06387Se inkurajimi dhe ndihma e këtillë rezulton me integrim dhe inkuadrim më të madh të gjithë bashkësisë, vërtetuan prindërit dhe shumë banorë të tjerë të f. Vranjovcë, të cilët kishin dhënë ndihmën e tyre edhe gjatë kohës së procesit të renovimit, por edhe në organizimin e kësaj ngjarje solemne. Nxënësit e SHF “Vrapçisht”, të cilët e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke, gjithashtu demonstruan se dallimet nuk i ndalojnë që të shoqërohen mes vete dhe të mësojnë nga njëri-tjetri. Ata këtë e demonstruan nëpërmjet performancës së përbashkët me rastin e Halloween-it, të cilin plot emocione e ndoqën të pranishmit në ngjarjen solemne. Pas programit, pasoi një koktej rasti me ushqime të shijshme lokale,  të përgatitur plotësisht nga ana e nënave të f. Vranjovcë.