Friday, November 24, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

QMEQ në festimin e ditëlindjes me nxënësit e fshatit Mavrovë

DSC03426Gjatë muajit qershor, Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) feston 10 vite të ekzistimit të saj, 10 vite të mbushura me suksese që kanë për qëllim përmirësimin e sistemit arsimor në Maqedoni. Me këtë rast, më 31 maj, të punësuarit e QMEQ e vizituan shkollën rajonale “Dençe Dejanoski” në fshatin Mavrovë, ku së bashku me nxënësit, prindërit, mësimdhënësit dhe manarin e shkollës qenin Llaki e festuan këtë jubile.DSC03304

Ajo që është më interesante është se kjo shkollë ka vetëm 3 nxënës, por për këtë rast në shkollë erdhën të gjithë fëmijët e moshave të ndryshme që jetojnë në Mavrovë. Në oborrin e shkollës u vunë tavolina dhe u shërbye ushqim i gatuar shtëpiak, vepër e duarve të vyeshme të punonjësve të QMEQ. Pas gostisë, vijoi programi me aktivitete sportive për nxënësit. Megjithatë, lojërave nuk mundën tu rezistojnë edhe më të vjetrit, të cilët u kyçën për kohë të shkurtë – disa kërcenin me litar, tjerët luanin futboll me dorë, të tretët luanin servis, ndërsa pjesa e mbetur brohorisnin nga anësh.

Në të njëjtën kohë, një pjesë të pranishmëve iu përveshën punës – u dekoruan klasat dhe korridoret e shkollës. Në rregullimin u kyçën të gjithë punonjësit, nxënësit dhe mësimdhënësit. Ngjiteshin fotografi kafshësh, shkronjash dhe numrash, posterë, me çka shkolla për një kohë të shkurtë morri një pamje tërësisht të re.

Të entuziazmuar dhe të lumtur për shkak të ditës zbavitëse të mbushur me lojëra, asnjë nga pjesëmarrësit nuk mund të ndahej nga miqtë e tyre. Atë ditë nuk ishte e rëndësishme kush ka fituar, kush ka humbur, kush sa ka vizatuar, ngjyrosur, rregulluar. Në fund, të gjithë, sidomos fëmijët ishin të lumtur edhe nga shoqërimi, por edhe nga puna e kryer, e gjithë ajo e bërë për vetëm një ditë ku të gjithë kënaqeshin dhe argëtoheshin.

QMEQ do të vazhdojë edhe në të ardhmen të punojë për përmirësimin e arsimit në Maqedoni në të gjitha sferat – integrimin ndëretnik, gjithëpërfshirjen shkollore, zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe shumë të tjera. Ndërsa ditët si kjo, të mbushura me buzëqeshje dhe kënaqësi të njerëzve me të cilët bashkëpunuam, na japin një nxitje shtesë për të vazhduar edhe më intensivisht me punën tonë.

Gëzuar ditëlindja dhe na u shtofshin!