Wednesday, December 13, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

PINA nëpërmjet shifrave – çfarë kemi bërë gjer tani?

Fillimet…

Në fillim të Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsim, nënshkruam Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ndërsa memorandume për partneritet nënshkruam edhe me Byronë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA), me Qendrën e Arsimit dhe Trajnimit Profesional (QATP) dhe me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit. I vendosëm parimet për bashkëpunim me si me komunat, po ashtu edhe me shkollat, dhe në këtë mënyrë e ndërtuam kornizën, në kuadër të së cilës të gjithë së bashku kontribuojmë për përmirësimin e integrimit ndëretnik në arsim.

Projekti filloi të zbatohet në katër pilot – komuna, në Manastir, Butel, Strumicë dhe Tetovë. PINA u fokusua në ndërtimin e kapaciteteve të udhëheqësive të shkollave dhe arsimtarëve me anë të trajnimeve të ndryshme, në bashkëpunim të ngushtë dhe partneritet me institucionet arsimore. Këshilltarët e BZHA dhe QATP, si dhe inspektorët shtetërorë të arsimit të nivelit kombëtar dhe rajonal, morën pjesë në mënyrë aktive në aktivitetet për përforcimin e kapaciteteve të orientuara në arritjen e ndryshimeve të qëndrueshme në sistemin arsimor.

foto1

Shkollat formuan partneritete për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe krijimin e kushteve, që nxënësit të mund të zhvillojnë ide të reja dhe iniciativa për përforcimin e bashkëpunimit ndëretnik.

Filluam me trajnime të përfaqësuesve të shërbimeve profesionale të secilës prej pilot – shkollave. prej të cilëve dolën shumë ide se si të afrohen dhe të inkuadrohen prindërit në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve ndëretnike në shkolla. Përfaqësuesit e shërbimeve profesionale i ndanin njohuritë e fituara me kolegët e tyre në shkolla, me qëllim që prindërit kyçen në mënyrë aktive në përmirësimin e aktiviteteve.

foto2Nxënësve dhe mësimdhënësve të disa shkollave nga pjesë të ndryshme të vendit iu sigurua trajnim, kualifikime dhe udhëzime për zbatimin e punëtorive kreative, në të cilat kultura dhe arti, me anë të metodave të ndryshme, përdoreshin për përmirësimin e integrimit ndëretnik, ndërsa  u organizua edhe një numër i madh i prezantimeve publike të krijimeve të tyre para moshatarëve, prindërve dhe bashkësisë.

Rëndësi e veçantë dhe përkrahje e madhe iu dha ndërtimit të bashkëpunimit më të afërt ndërmjet mediave dhe shkollave. Një grup i redaktorëve dhe gazetarëve të shquar e krijuan një format të punëtorive, i cili u mundëson mësimdhënësve dhe nxënësve të mësojnë se si të prodhojnë përmbajtje multimediale në shkollat e tyre dhe të ndihmojnë që tregimet e suksesshme dhe praktikat e mira të dalin në pah.

Që në fillim, Projekti investonte mjete të konsiderueshme për përmirësimin e objekteve shkollore dhe të kushteve në to, duke u ofruar në këtë mënyrë shkollave  motiv shtesë për integrim të suksesshëm ndëretnik. Në vitin 2012 veçmë  u lëshuan zyrtarisht në përdorim dhjetëra shkolla të rinovuara, ndërsa në 11-të të tjera, të cilat u përzgjodhën me konkurs, filloi procesi i rinovimit.

 

Në 2013-tën…

Infografic IIEP-МАК

2013-tën e shënuan shumë aktivitete të suksesshme, me të cilat u vërtetua se mundi i dhënë i jep rezultatet e pritura. Që në fillim, shkollat dhe mësimdhënësit, e mirëpritën këtë iniciativë dhe e vlerësuan si shumë të nevojshme, sepse për herë të parë në Maqedoni një projekt punon në mënyrë sistematike për ndërtimin e kapaciteteve të të gjithë mësimdhënësve dhe udhëheqësive të shkollave për integrimin ndëretnik në arsim. Në këtë vit, përveç rinovimit dhe ndërtimit të kapaciteteve të kuadrit të shkollës dhe prindërve, theksi iu dha inkuadrimit të nxënësve në projekt nëpërmjet aktivitete të llojllojshme të përbashkëta për nxënësit.

Gjatë këtij viti PINA i zgjeroi aktivitetet edhe më shumë, dhe punoi me 38 komuna dhe 190 shkolla fillore dhe të mesme. Në këto aktivitete u përfshinë drejtorët, mësimdhënësit, nxënësit, këshillat e shkollave, si edhe prindërit. Në shkollat e tetë rajoneve të reja u formuan ekipe për integrim shkollor, për të cilët u organizuan trajnime, kualifikime dhe udhëzime për konceptin e integrimit ndëretnik, të cilat u  promovuan dhe u zbatuan me suskses në aktivitetet e partneritetit që i realizoi secila nga këto shkolla.

Shkollat me gjuhë mësimore të ndryshme përgatitën plane aksionare për aktivitete të përbashkëta dhe u nënshkruanin partneritete me shkolla tjera. Gjatë vitit 2013 u formuan 52 partneritete mes 128 shkollave, të cilat do të realizojnë aktivitetet e tyre së bashku. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve të përbashkëta, nxënësit dhe kuadri mësimor me përkatësi etnike të ndryshme nga shkolla të ndryshme njihen mes vete, komunikojnë, bashkëpunojnë dhe funksionojnë si grup me interesa dhe mendime të përbashkëta.

Forum teatar TetovoNuk janë me më pak vlerë edhe punëtoritë kreative dhe forum – teatret, nëpërmjet të së cilëve të rinjtë mësojnë të shprehin kreativitetin, të shprehin lirshëm mendimin dhe qëndrimet e tyre, si dhe t’i dëgjojnë mendimet e nxënësve tjerë. U organizuan shumë ngjarje publike, ku zhvillohej debat, dhe nëpërmjet të cilave bëhej edhe promovim i prodhimeve kreative të nxënësve.

Përveç kësaj mënyre të shprehjes së kreativitetit, organizuam një numër të madh të aktiviteteve dhe manifestimeve sportive dhe argëtuese, përmes të cilave nxënësit dhe mësimdhënësit me përkatësi të ndryshme etnike dhe nga qytete të ndryshme mësuan të luajnë lojëra interesante, nëpërmjet të cilave njoftoheshin, argëtoheshin dhe shoqëroheshin me njeri tjetrin. Gjatë vitit, disa evenimente të këtilla u realizuan me shkolla nga Manastiri dhe Tetova, DSC06999ndërsa në stadiumin në Çair të Shkupit organizuam një ngjarje të madhe përfundimtare, në të cilën nxënësit të shkollave fillore “Naim Frashëri” dhe “Kikish” nga Tetova, “Kiril i Metodij” nga f.Romanovce, “Braka Ribar” nga f.Tabanovce, “Adem Jashari” nga Çairi, “Mite Bogoevski” nga Resnja, si dhe shkollat “Dame Gruev” dhe “Elpida Karamandi” nga Manastiri, i tregonin shkathtësitë e tyre sportive. Më shumë se 360 nxënës morën pjesë në këtë ngjarje.

Përveç aktiviteteve të shumënumërta me të rinjtë dhe me mësimdhënësit në shkolla, theks i veçantë iu vu edhe kuadrit arsimor të fakulteteve shtetërore, ku përgatiten mësimdhënësit e ardhshëm. Qëllimi i këtij aktiviteti është të inkuadrohen përmbajtje të reja mësimore, që do të përgatisin arsimtarët e ardhshëm për punë në një mjedis të integruara.

Gjatë vitit 2013 u rinovuan 11 shkolla. Fëmijët dhe të punësuarit fituan dysheme të reja, kulme, dyer, dritare, tualete dhe sisteme për ngrohje në shkollat e tyre. E hapëm edhe konkursin për rinovime edhe për shkollat, të cilat kyçen në fazën e fundit të këtij projekti, i cili zgjoi interes të madh tek shkollat, dhe vërtetoi edhe njëherë se shkollat janë të vetëdijshme për dobitë që mund t’i kenë nga PINA.