Monday, November 20, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Nxënësit hulumtojnë: Respektimi i diversiteteve sjell më shumë suksese për bizneset

DSC_0916Respektimi i diversiteteve, edhe në strukturën e të punësuarve, por edhe në raport me klientët,  u sjell bizneseve më shumë sukses. Ky është përfundimi kryesor nga studimet e rastit, të cilat i kanë përgatitur ekipet e hulumtuesve të përbëra nga nxënës të përkatësive të ndryshme etnike nga tri shkolla të mesme të Shkupit.  Rezultatet e hulumtimit u paraqitën në ngjarjen e përbashkët organizuar nga Projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim dhe organizata partnere “Karriera Ime”, që u mbajt më 26 shtator të këtij viti në palestrën e SHMQN „Zdravko Cvetkovski“ në Shkup.

Në prezantimin e përbashkët, nxënësit e SHMQSH „Josip Broz Tito“, SHMQSH „Cvetan Dimov“ dhe nga shkolla-nikoqire e ngjarjes, i prezantuan  gjetjet dhe mënyrat se si e realizuan hulumtimin.  Ata, me mentorë nga përfaqësuesit e “Karriera Ime” dhe me arsimtarët nga shkollat e tyre kanë punuar me mund disa muaj në përgatitjen e vetë studimeve dhe realizimin e video-tregimit për kompaninë me strukturë të përzier  etnike nga vendi. Gjatë hulumtimit të diversitetit nëpër kompani,  përveç të dhënave të tubuara nga Interneti dhe burimet tjera, nxënësit gjithashtu realizuan edhe hulumtim në terren në kompaninë e zgjedhur, që përfshinte intervista me të punësuarit për çështje që lidhen me strukturën multietnike të kompanisë. Si lëndë për hulumtimin e tyre nxënësit zgjodhën „Uniqa-sigurime“, hotelin  „New Star“ dhe „Porshe Maqedoni“, si kompani me strukturë multietnike të punësuarish, të cilët, veç tjerash, suksesin e vet e zhvillojnë përmes respektimit dhe integrimit të diversiteteve në punën e tyre.

DSC_0955Në vetë ngjarjen, përveç gjetjeve dhe mënyrës se si i kishin hulumtuar diversitetet në këto kompani, nxënësit folën edhe për pritjen, për sfidat dhe përshtypjet, si dhe për leksionet e mësuara. Publiku i shumtë, i përbërë nga nxënës dhe arsimtarë të këtyre shkollave, përfaqësues të “Karriera Ime”, PINA dhe MASH, me kërshëri i përcollën  përgjigjet e nxënësve të lidhura me studimet e tyre të rastit.  Në fund të ngjarjes, secilit nxënës iu dorëzua certifikata dhe dhurata simbolike për pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet. Publiku u largua me më shumë informacion për kompanitë e suksesshme multietnike në shtet, si dhe për mundësitë e reja të praktikës dhe të punësimit të të rinjve.