Monday, November 20, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Nxënësit e shkollës së mesme të Krushevës bashkë me partnerët nga Tetova e festuan renovimin e shkollës

Më 10 tetor të vitit 2014, në SHMK “Naum Naumovski Borçe” të Krushevës u shënua mbarimi i procesit të vënies së dritareve të aluminit në objektin e shkollës, kështu që nxënësit e kësaj shkolle mësimin do ta ndjekin në kushte të përmirësuara dhe në ambient shkollor energjetik efikas.

DSC05139Në ngjarjen solemne, publikut, të përbërë nga nxënës, mësues dhe prindër, iu drejtua Major Xhefri Van Sikl, Shef i kabinetit për bashkëpunim ushtarak në Ambasadën e SHBA-ve, kryetari i komunës së Krushevës, Gjorgi Damçevski dhe drejtoresha e shkollës, Fanica Nikolloska, të cilët njëzërit përcollën porosinë –  “Së bashku jemi më të fortë”.

Pas prerjes solemne të shiritit të kuq, të pranishmit e ndoqën shfaqen simpatike me dy pika muzikore të integruara dhe vallëzimin flesh-mob, të cilit iu bashkuan edhe nxënësit e shkollës partnere SHMK “Mosha Pijade” nga Tetova.  Përveç kësaj, nxënësit e të dy shkollave i prezantuan aktivitetet e përbashkëta, të cilat i kanë mbajtur gjatë periudhës së kaluar. Mes tjerash, ata së bashku kanë punuar në krijimin e ueb-faqes informative për Krushevën dhe Tetovën, përderisa i tërë komunikimi për marrëveshje rreth aktivitetit, shpërndarjes së detyrave dhe përndarjes së ideve është bërë nëpërmjet Internetit.

DSC05030Edhe pse kjo ngjarje ishte takimi i parë direkt i përbashkët i tyre, nxënësit e të dy shkollave të mesme partnere,  “Naum Naumovski Borçe” dhe “Mosha Pijade”,  nuk pritën asnjë moment,  por menjëherë u kapën për pune dhe përgatitën tryezë të përbashkët në kuzhinën e shkollës, por me role të ndërruara: nxënësit – nikoqir gatuanin specialitete tetovare, ndërsa nxënësit nga Tetova i përveshën mëngët dhe përgatitën specialitete të shijshme krushevare. Në tavolinën e përbashkët u paraqit edhe broshura me receta nga ushqimi i përgatitur në tri gjuhë – vllahisht, maqedonisht dhe shqip. Pasi që e prezantuan aktivitetin e tyre para publikut, gjithsesi, vijoi degustimi i përbashkët i specialiteteve të shijshme.

DSC05211Renovimet që realizohen në kuadër të Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsim dhe me mjetet nga Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane kanë për qëllim përmirësimin e kushteve për mësim të nxënësve në Maqedoni, por para së gjithash paraqesin nxitje për intensivimin e bashkëpunimit dhe shoqërimit ndëretnik. Të dy shkollat e mesme,  nga Tetova dhe Krusheva,  premtojnë se do të vazhdojnë të punojnë kah një e ardhme e integruar, jo vetëm në shkollat e tyre, por edhe në mjedisin ku jetojnë.