Sunday, August 20, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Nxënësit e shkollës së mesme “Orde Çopella” nga Prilepi demonstruan se “Të gjithë jemi një”

Më 15 tetor të vitit 2014, në teatrin “Vojdan Çernodrinski” në Prilep u realizua shfaqja “Të gjithë jemi një”, që është rezultat i punëtorive kreative,  ku morën pjesë nxënësit e shkollës së mesme komunale “Orde Çopella” – Prilep. Ky grup nxënësish, plot me energji pozitive, demonstroi fuqinë e bashkëjetesës dhe të tolerancës, nëpërmjet kreativitetit, shoqërimit dhe gazit të shumtë. Nxënësit e shkollës së mesme,  sharmantë dhe të talentuar,  shkëlqenin nën reflektorët e teatrit si aktorë dhe valltarë profesionalë, duke vërtetuar kështu se shfaqja është më e bukur dhe më e fuqishme kur në të aktrojnë të rinj me përkatësi të ndryshme etnike.

DSC05531Shfaqja përbëhej nga disa skena. Filloi me një pikë moderne ritmike, të përgatitur nga vetë nxënësit, ndërsa vazhdoi me një skenë dramatike me temë dashurie, të një dashurie të ndaluar mes dy të rinjve. Skena dramatike zgjoi buzëqeshje dhe gaz tek publiku, por dhe lot te disa. Tregimi, nëpërmjet humorit dhe dramës, e shfaqi të vërtetën e hidhur për çiftet e përziera në Maqedoni. Pas tregimit të dashurisë, vijoi performancë kreative e tregimit të lejlekut Siljan, ndërsa shfaqja mbaroi me performancë të një kënge të Toshe Proevski, me çka të gjithë nxënësit-aktorë dolën së bashku në skenë dhe vallëzuan tango.

Grupi e nxënësve, që e përgatitën dhe e realizuan shfaqen para publikut të shumënumërt në teatër, ishte me përbërje etnike të përzier – vlleh, maqedonas, shqiptarë, romë dhe turq. Ata me muaj punuan dhe u shoqëruan krah për krahu dhe ia arritën të krijojnë një produkt artistik të suksesshëm, me të cilin i robëruan zemrat e të gjithëve. Punëtoritë kreative janë një nga segmentet kyç të Projektit të USAID për integrim ndëretnik në arsim, që zbatohet me partneritet me Qendrën e arteve të interpretuara Multimedia.

Pas shfaqes, nxënësit nga publiku dhe vetë aktorët e rinj morën pjesë në punëtorinë Forum – teatër,  udhëhequr dhe moderuar nga aktorët e famshëm Keti dhe Goran Iliq, të cilët gjithashtu ishin mentorë të punëtorive kreative. Skenën dhe “dilemën” në këtë forum-debat teatror, në konstruktimin e të të cilit mori pjesë edhe vetë publiku, ishte A ta marr bendi i shkollës rome,  e cila i bie klarinetës shkëlqyeshëm. “Opresori” (shtypësi – rol në skenën hipotetike), përndryshe, një nga anëtarët e grupit, hapur e kundërshtonte kyçjen e romes në grup, ndërsa të tjerët në skenë dhe publiku mundoheshin të gjenin mënyrën  që ta bindin. Nxënësit në publik intervenuan në skenë me zgjidhje kreative, që në fund “shtypësi”, për kënaqësi të përgjithshme të të pranishmëve, të lëshojë pe dhe t’i japë shans vajzës me klarinetë.

DSC05550Të gjithë nxënësit, arsimtarët, aktorët dhe organizatorët e këtij evenimenti të shkëlqyeshëm, në të cilin dominonin vlerat e bashkëjetesës, tolerancës dhe integrimit, meritojnë urime të sinqerta. Kjo shkollë prilepase tregoi shembull për të gjitha shkollat e mesme në vend – se kur të gjithë jemi një, kur jemi së bashku, arrihen suksese më të mëdha.