Sunday, August 20, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Muzika na bashkon

DSC02431Si duhet përkthyer shprehja ‘folk songs and dances’ në gjuhën maqedonase? Народни песни и ора. Po në gjuhën shqipe? Këngë dhe vallë popullore. Po në gjuhën rome? Folklornikane gjilja thaj vastkhelibe. Me ndihmën e Fjalorit muzikor, që u përgatit bashkërisht nga nxënësit të klasës së tetë të Shkollës fillore “Braka Ramiz Hamid” dhe “7 Marsi” nga Shkupi, ne pasuruam vokabularin tonë muzikor në katër gjuhë të ndryshme (anglisht, maqedonisht, shqip dhe në gjuhën rome).

Më datën 20 maj, një grup nxënësish të shkollës “7 Marsi”, vizituan shkollën partnere “Braka Ramiz Hamid”, për të promovuar sukseset e punës me përkushtim të madh, që në fakt është pjesë e Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim. Përveç prezantimit të Fjalorit muzikor, nxënësit, të ndarë në grupe me përbërje të ndryshme etnike, përgatitën instrumente muzikore me letër, vizatuan piktura me ornamente folklorike dhe veshje tradicionale dhe patën një performim të përbashkët me orkestrën. Të gjitha punimet e nxënësve u prezantuan para publikut, në kuadër të të cilit morrin pjesë nxënës të tjerë dhe mësues të dy shkollave. Gjatë këtij aktiviteti, orkestra e përbashkët realizoi disa pjesë muzikore në gjuhën shqipe, maqedonase dhe rome, ndërsa fëmijët kërcyen të veshur me veshje tradicionale.     DSC02509

Mësuesit e dy shkollave mbetën të kënaqur me bashkëpunimin profesional dhe ishin krenar me punimet e prezantuara nga ana e nxënësve të tyre. Pas përfundimit të pjesës zyrtare të programit, nxënësit dhe mësuesit e tyre shndërruan sallën në një podium kërcimi, duke kërcyer bashkë nën tingujt e këngëve të njohura në gjuhën rome, maqedonase dhe shqipe. Ndërkaq, mbishkrimi i vendosur në mur, i shkruar në tre gjuhët, na kujtoi se “Muzika na bashkon”.