Saturday, October 21, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Me manifestim dëfryes, shënohet përfundimi i rinovimit në Vinicë

RC 1Më 16-të maj, pas një mëngjesi me shi, dielli doli në kohën e duhur, për ceremoninë e prerjes së shiritit në shkollën e mesme “Vanço Prke” në Vinicë. Nxënësit dhe mësimdhënësit punuan me përkushtim të madh për të përgatitur një program origjinal për publikun, me të cilin u shënua përfundimi i procesit të rinovimit të shkollës, ndërrimi i dritareve, tavanit dhe dyshemesë së ambienteve të shkollës.

Pas fjalëve të hapjes, orkestra e shkollës mbajti një koncert me muzikë tradicionale, pas të cilit u zhvillua një sfilatë mode me nxënësit, të cilët dizajnuan linja mode, ndërsa vetë sfilata u shoqërua me pjesëmarrjen muzikore të një vajze shumë të talentuar dhe me ekspozitë të veprave artistike,  në praninë e publikut të shumënumërt. Programi zbavitës entuziazmoi publikun, që mori pjesë duke mbajtur ritëm me duartrokitje dhe duke shijuar paraqitjet e moshatarëve.

Në eveniment mori pjesë edhe Nënkoloneli Mark Votkins nga Zyra e Bashkëpunimit në Mbrojtje, pranë Ambasadës të Sh.B.A-ve, kryetari i Komunës së Vinicës, mësues, nxënës, prindër, përfaqësues të komunës dhe përfaqësues të tjerë të bashkësisë.RC 3

Ne ndërtojmë më shumë se klasa të mira dhe ambiente më komode për mësim”, tha Mark Vatking nga Zyra e Bashkëpunimit në Mbrojtje pranë ambasadës amerikane . “Me ndihmën e Projektit për Integrimin Ndëretnik në Arsim i USAID-it në Maqedoni ndërtojmë themelet e një të ardhmeje më të integruar dhe më të qetë, që do të mundësojë një bashkëpunim më të mirë”.

Rinovimi i shkollës është një nxitje që nxënësit të përfshihen në aktivitetet që kanë të bëjnë me integrimin ndëretnik në arsim dhe më gjerë. Rinovimi u realizua me mbështetjen financiare të partneritetit midis Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim, Komandës Evropiane të SHBA-ve dhe Komunës së Vinicës.