Friday, December 15, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

KUR TË RRINJTË SHOQËROHEN DHE KRIJOJNË SË BASHKU, BARIERAT NDËRETNIKE BIEN

Në kohën e tensioneve serioze ndëretnike, e rrëndësisë së madhe është  puna për tejkalimin ose së paku zvogëlimin e stereotipeve dhe paragjykimeve, sidomos te të rrinjtë. Me atë qëllim Qendra Maqedonase për Arsimim Qytetarë (QMAQ ) në mbështetje të USAID- it realizon Projekt për Integrim Ndëretnik në Arsim, udheheqës i të cilit është Nebojsha Mojsoski.

Nuk është hera e parë të bëhet një tentim për afrim më të madh të të rrinjve nga bashkësi të ndryshme etnike në Maqedoni. Në çka projekti juaj për integrim ndëretnik në arsim dallohet nga të tjerët?

Projekte të ndryshme janë realizuar dhe realizohen me qëllim që të përmirësohen raportet ndëretnike. Edhe ajo është për përshëndetje, pasi multietniciteti jovetëm që e bën vendin tonë më të pasur, por raportet e mira mes qytetarëve dhe respekti ndaj ndryshimeve është shtyllë kryesore mbi të cilën duhet ta ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen e Maqedonisë. Projekti i USAID-it për integrim multietnik në arsim realizohet nga Qendra Maqedonase për Arsim Qytetarë (QMAQ) në bashkëpunim me shtatë organizata lokale joqeveritare dhe ka qasje holistike me qëllim që të punon në krijimin e klimës politike, sociale dhe ekonomike të nevojshme që Maqedonia të arrin integrim të përhershëm ndëretnik, jo vetëm në sistemin arsimor por edhe në gjithë shoqërinë. Projekti filloi në 2011 dhe do të  zgjasë deri më 2015, periudhë prej 4 vitesh në të cilën do të realizohen numër i madh aktivitetesh me qëllim përmirësimin e integrimit ndëretnik në arsim në vendin. Ne punojmë në partneritet me MASH dhe institucionet arsimore (Byronë për zhvillim të arsimit, Qendra për arsim dhe trajnim profesional, Inspektorati shtetëror i arsimit) dhe i përfshinë të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni, si dhe të gjitha komunat. Përveç bashkëpunimit me institucionet, shkollat dhe komunat, në projekt janë të kyçur edhe prindërit si një nga shtyllat bartëse për edukimin e fëmijëve.

A thua të rrinjtë i pranojnë lehtë idetë që ua ofroni apo egziston ndonjë rrezistencë?

Në fillim kur prezentohet aktiviteti projektues, egtiston një sasi e cakuar e mbylljes për bashkëpunim të ndërsjelltë. Por, me vet kontakin direkt, i cili u mundësohet fëmijëve si dhe mundësija të punojnë në krijimin e produktit konkret, barierat rrëzohen. Përvoja e deritanishme të cilëne  kemi mes punës në projekt na bind “fuqishëm” dhe na dëshmon se kur nxënësve u mundësohen kushte të mira dhe mundësi për komunikim dhe bashkëpunim, nuk egziston asnjëlloj pengese tjetër për bashkëpunim të ndërsjelltë.

Në mënyrë jovetiake i ndajnë interesat dhe nevojat e veta, bisedojnë në tema që u takojnë, shoqërohen nëpër rrjete sociale dhe e zgjerojnë rrethin e shokëve, dalin për kafe etj.

Si është qëndrimi  i shkollës dhe profesorëve?

Shkolla dhe arsimtarët që nga fillimi e përshëndetën iniciativën e këtillë dhe e vlerësuan si shume të nevojshme, për arsye se për herë të parë në Maqedoni një projekt sistematikisht punon në ndërtimin e kapaciteteve të të gjithë arsimtarëve dhe udhëheqësisë së shkollës për integrim multietnik në arsim. Shkollat janë të vetëdijshme se vetëm në atë mënyrë do të mundin që gjeneratave të reja t’ua bartin dituritë e tyre përmes shfrytëzimit të qasjeve dhe metodologjive që promovojnë bashkëpunim ndëretnik. Gjatë kësaj këtu, këshilltarët e Biros për zhvillim të arsimit, qendrës për arsim dhe trajnim profesional dhe inspektorëve arsimorë në nivel shtetërorë dhe regjional kanë rolin qëndrorë në arritjen e një ndryshimi kyç dhe marrin pjesë në aktivitete për përforëcim të kapaciteteve të arsimtarëve dhe punëtorëve profesional. Ato e kuptojnë rrëndësinë e integrimin multietnik në arism dhe ndaj këtij projekti sillen përgjegjshëm dhe me vështrim kritik, me qëllim që të arrihet sukses i qëndrueshën e afatgjatë. Një nga indikatorët që e vërtetojnë përkushtueshmërine dhe interesimin e shkollave si dhe profesorëve është pjesëmarrja në trajnime të cilat i organizojmë. Vitin e kaluar të gjitha shkollat me numër maksimal të arsimtarëve morrën pjesë në ato.

A shkaktoi ndonjë lloj shoku pozitiv ose negativ ky takim i parë mes të rinjëve me  kombësive të ndryshme? Mund të marim si shembull kurë bëni aktivitet i përbashktë i shkollave nga Strumica dhe Tetova?

Në vitin e parë të realizimit të aktiviteteve të projektit  punuam në ndertimën e kapaciteteve të shkollave për integrim ndëretnik në arsim. Është e nevojshme të kemi arsimtarë të pregatitur para se të fillojmë me aktivitete me nxënësit në nivel më të gjërë. Në vitin e dytë planifikojmë të punojmë me nxënës dhe bashkëpunimin e tyre në korniza të komunave të ndryshme. Në vitin e parë kishim numër më të vogël të pilot aktiviteteve me nxënësit në korniza të klubeve debative dhe punëtorive kreative. Përvoja nga puna me këto nxënës na tregoi se prezenca e stereotipeve, paragjykimeve dhe grupimi sipas etniteteve është evident në fillimin e aktivitetit por, me vetzhvillimin e aktivitetit nxënësit njoftohen mes vete, komunikojnë, bashkëpunojnë dhe për kohë të shkurtër funksionojnë si grup e jo si etnitet. Është kyçe të ketë arsimtarë të mirë, që i udhëheqin nxënësit dhe të punojnë në produktin konkret të cilin e përjetojnë si të vetin e jo të imponuar nga ana e projektit dhe shkollës.

Kishit një përvojë mjaft të sukseshme mes nxënësve shqiptar dhe maqedonas në shkollën e mesme ekonomike “Arseni Jovkov”. Çka në realitet punonin me këto nxënës?

Pikërisht . Kjo përvojë tregoi se fëmijët dijnë të punojnë dhe të shoqërohen, pa menduar se i përkasin njërës ose bashkësisë tjetër etnike, se flasin njërën ose tjetrën gjuhë. Arti dhe kreativiteti çdo herë janë një sfidë dhe mënyrë që çdo njeri i rri përmes proceseve të këtilla t’i shpreh dituritë e veta, shkathtësitë, nevojat, interesat, të dallon çka është  e mirë çka jo, të kupton se ndryshimet në realitet nuk janë pengesa por përparësi mbi të cilën ndërtohet shoqëria jonë. Veprat e tyre peshojnë më shumë se miliona fjalë.

Ju ftoj të shihni filmat e shkurtër të prezentuara ne ëeb faqen tonë : ëëë.pmio.mk të cilët vetë fëmijët i përpunuan dhe që tregojnë shumë: Http: //mk.pmio.mk/resources. Këto nxënës na treguan jo si do të duheshte, por si duhet!

Ka ardhur apo do të vijë së shpejti koha kur të rinjtë do të flasin haptas edhe për disa tema të dhimbshme siç është konflikti i 2001?

Qëllimi ynë përmes këtij projekti nuk është vetëm t’a ngrejmë vetëdijen se jetojmë në vend multietnik dhe multikulturorë, por përmes sistemit të arsimit me metodologji dhe qasje të reja të implementuara t’u mundësohet të rinjve, haptas dhe bashkarisht të bisedojnë në tema të ndryshme, të ndajnë interesa dhe nevoja, të mësohen me ndryshimet, jo vetëm t’i respektojnë por t’i llogarisin për pasuri. Për emocionet duhet të flitet hapur, në çdo rast, të çfarëdo natyre të jenë ato. Mendoj se sfida e vërtetë për shoqërinë tonë është të bisedohet jo vetëm për emocionet negative, por para së gjithash edhe për emocionet pozitive që janë prezente, por të cilat disi i harrojmë. Ne jemi të bindur se arsimimi është fushë e madhe për diskutim dhe shkëmbim të përvojave dhe kontakteve mes të rrinjve në këtë temë. Projekti bashkë me të gjithë faktorët e sistemit arsimorë realizon aktivitete të cilat çojnë kah ndryshimi, ku nevoja për diskutim të temave të dhimbshme të plota me emocione negative do të sillet në minimum, në fakt ajo është rruga e vetme në proceset demokratike të ndërtimit dhe kultivimit të vlerave të përbashkëta drejt të cilave të gjithë synojmë.

Nuk është sekret se ka shqipëtarë të rrinj të cilët për shkak të lokalitetit gjeografik, arsimimit komplet në gjuhën amtare, si dhe kualitetit të programeve televizive që vijnë nga Shqipërija dhe Kosova dobët ose pothuajse aspak nuk e flasin gjuhën maqedonase. Sa serioz është ky problem i cili munde edhe më shumë ta ngren murrin e moskuptimit mes gjeneratës së re?

Gjuha është mjet i komunikimit dhe në asnjë rast nuk guxon të jetë pengesë për realizim e aktivitetve në shkollë, si në këtë projekt ashtu edhe në aktivitetet tjera në shkollë. Pasuria e maqedonisë është edhe ajo që në këto hapësira fliten më shumë gjuhë. Problemi i mosnjohjes së gjuhës do të tejkalohet me dëshirën për mësim për “të tjerët” dhe me kontakte më të mëdha të drejtpërdrejta mes të rinjëve. Projekti punon me të gjithë shkollat fillore dhe shkollat e mesme të Maqedonisë dhe në masë të madhe është fokusuar në realizimin e  aktiviteteve të përbashkëta të nxënësve. Me këtë besojmë se do të ndikojmë në çfarëdo dukurie që çon drejt segregacionit, si dhe deri te mosnjohja e gjuhës tjetër nga bashkësitë tjera etnike, mos njohja e kulturës, traditës, zakonet etj.

Gjatë realizimit të aktiviteteve praktikë e projektit është t’i kemi të gjitha materialet në gjuhët në të cilat realizohet mësimi si dhe të sigurohet përkthim konsekutiv për pjesëmarësit të cilët duan të shprehen në gjuhën e tyre amtare.

A do të keni ndonjë aktivitet që do të familiarizojë maqedonasit me mënyrën e të jetuarit, gjuhën, kulturën, traditën… e shqiptarëve?

Qasja e projektit është e përbashkët, të gjithë mësojmë njëri për tjetrin dhe njëri prej tjetrit. Një pjesë e aktiviteteve të projektit janë të fokusuara mu në këto çështje. Njoftimi me ngjajshmeritë dhe ndryshimet në raport me “të tjerët” është baza për tejkalimin e stereotipeve dhe paragjykimeve që janë prezente.

Çka është me baskësitë tjera etnike? A janë edhe ato të përfshirë

në projektin tuaj?

Projekti i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim është për tërë Maqedoninë, për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, për të gjitha komunat. Kur themi kështu, ajo do të thotë se ne nuk e shohim Maqedoninë si shoqëri bi-etnike në të cilën jetojnë vetëm maqedonas dhe shqipëtarë, por, shoqëri multietnike të cilës i përkasin të gjitha bashkësitë tjera etnike. Me ate, duke i kyç dhe duke i kultivuar vleart e tyre, ne dërgojmë mesazh se ashtu duhet të shikohet dhe kultivohet vendi ynë. Të gjitë përkasim këtu dhe të gjithë i ndajmë punët e mira dhe të këqija. Ajo është pasuri dhe sfidë për të gjithë ne.

Çka mund të presim nga PINA në të ardhemen e afërt

Projekti i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim ka aktivitete të ndryshme çdo javë. Në 41 komuna të reja dhe shkolla tash më formohen ekipe për integrim shkollorë, pregatiten trajnime për diseminim të njohurive dhe shkathtësive në nivel shkollor, model shkolla i mësojnë nxënësit për participim demokratik, do t’i përforcojmë kapacitetet e arsimtarëve për udhëhqje të proceseve kreative me nxënës në nivel të shkollës, etj. Projekti në periudhën e kaluar realizoi hulumtim për gjendjen bazike nga aspketi i integrimin ndëretnik në arsin më R.M. , në këtët hulumtim morën pjesë nëntëdhjetë e nëntë  përqind nga shkollat në këtë shtet. Së shpejti do t’i prezentojmë rezultatet nga ky hulumtim që janë shume interesante dhe të dobishme. Ky është vetëm një segment i vogël nga plani i tërësishëm për këtë periudhë. Por, të gjithë qytetarët duke e ndjekur ëeb-faqen tonë ëëë.pmio.mk , do të kenë mundësi të të ndjekin në çdo kohë se çka ndodh në korniza të projektit dhe çka vijon. Duke i ndarë përvojat tona dhe shembujt pozitiv duam t’i inkurajomë të gjithë qytetarët të besojnë se integrimi ndëretnik në arsim është bazë dhe obligim i të gjithëve neve për ardhmëri më të ndritshme në Maqedoni. Që të përmirësohet integrimi ndëretnik në arsim është e nevojshme të punohet shumë, në të gjitha nivelet dhe para së gjithash duhet kohë. Përmirësimi i integrimit ndëretnik është proces i cili nuk ndodh brende natës. Nëse do të kishte ndonjë formulë si duhet ai të bëhet,do të ishte: qëndrueshmëri, vullnet, vetë sakrifikim, disponim, përkushtim, besim për të nesërme më të mirë dhe shumë, shumë punë me “të tjerët” e para së gjithash me vetveten.

Mund të përcjellni tekstin e KUR TË RINJTË BASHKARISHT KRIJOJNË DHE SHOQËROHEN, BARRIERAT  NDËRETNIKE ZHDUKEN