Saturday, June 24, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Kreativiteti i të rinjve – rruga më e lehtë drejt integrimit ndëretnik në arsim

foto4Cila është mënyra më e lehtë për t’i afruar të rinjtë me përkatësi të ndryshme? Është e thjeshtë, tubojini në një vend dhe jepuni ta bëjnë atë që u intereson më së shumti. Shoqërimi, të qenit bashkë dhe integrimi do të vijnë vetvetiu. Në rrjedhën e deritanishme të Projektit, një nga organizatat tona partnere, Qendra e Arteve Aplikative “Multimedia”, organizoi një numër të madh punëtorish kreative dhe forum – teatre. Rezultatet janë më se të shkëlqyeshme: përveç shoqërimeve dhe miqësive që vazhdojnë edhe pas përfundimit të aktiviteteve, shumë të rinj të talentuar fituan mundësinë të shprehin dhe të zhvillojnë potencialin e tyre, ndërsa fituam edhe prodhime të shkëlqyeshme artistike – u incizuan filma, u dhanë shfaqje, u organizuan ekspozita dhe performanca të ndryshme.

Aktivitetet e vitit të kaluar e nxitën potencialin kreativ të nxënësve të shkollave të mesme dhe u dhanë hapësirë që ata vetë të jenë e regjisorë, aktorë, piktorë, fotografë, dhe të kenë lirinë për të krijuar vepër artistike sipas dëshirës së tyre. Me ndihmën dhe përkrahjen e pakushtëzuar të profesorëve e ekspertëve, të cilët i udhëhiqnin proceset kreative, nxënësit krijuan shfaqje teatrore, filma të shkurtër, ekspozita dhe perofmansa  tjera të ndryshme. Për shembull, nxënësit e shkollës së mesme QSHAK “Boro Petrushevski” të Shkupit e përgatitën shfaqjen teatrale “Mëhalla jonë”, të inspiruar nga përvojat e tyre dhe përvojat e familjeve të tyre, kështu që e gjithë shfaqja teatrale përbëhej prej pjesëve të shkurtra për dashurinë e përbashkët për futboll të një maqedonasi dhe një shqiptari, për përsëritjen e një historie familjare të nënës dhe së bijës, të cilat bien në dashuri me dikë me përkatësi të ndryshme etnike, për një nxënës të dobët dhe një të shkëlqyeshëm, shoqërimi i të cilëve bie ndesh me rregullat e vëna, edhe pse ata gjejnë interes të përbashkët për fillimin e një miqësie. Shfaqja u prit me ovacione, kurse nxënësit nuk mund të fshihnin DSC00265kënaqësinë për mundësinë e dhënë dhe për të treguar veten në një kontekst të këtillë. Nga ana tjetër, nxënësit e shkollës së mesme “Arseni Jovkov” incizuan pesë filma të shkurtër, në të cilët trajtuan diversitetin  nga aspekte të ndryshme, kurse vetë nxënësit i shkruan skenarët dhe ishin edhe regjisorë dhe aktorë në këto filma.

Edhe këtë vit do të vazhdojmë me punëtoritë kreative dhe forum – teatrot për nxënësit e shkollave të mesme me përkatësi të ndryshme etnike. Pas përfshirjes së tetë shkollave të mesme nga Shkupi, Tetova, Kërçova, Velesi, Shtipi, Kumanova dhe Manastiri,  sivjet, vënia në lëvizje kreative e nxënësve të shkollave të mesme nëpërmjet aktiviteteve kreative jashtëmësimore do të zhvillohet në Shkup, Gostivar, Kavadar, Ohër, Koçanë dhe Prilep.