Sunday, August 20, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Forumet teatër – vegël e shkëlqyer për mirëkuptim mes njerëzve dhe për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta

DSC02075Nëse doni t’i kuptoni njerëzit që janë të ndryshëm nga ju, në qoftë se doni ta kuptoni të ndryshmen dhe kompleksitetin e një situate konkrete, atëherë mjafton të vini veten në vendin e tjetrit. Forumet teatër, përmes luajtjes së roleve dhe pjesëmarrjes së publikut në situatat e vëna në skenë, paraqesin një vegël të shkëlqyer për të kuptuar të ndryshmen dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta, madje edhe për situatat më të komplikuara. Më 22 prill, gjatë një debati në një forum teatër, mësimdhënësit dhe të punësuarit tjerë të shkollave fillore dhe të mesme të Maqedonisë, u mblodhën në Shkup për të shprehur sensibilitetin e tyre për zgjidhjen e situatave, në të cilat është vënë në pikëpyetje integrimi ndëretnik. Në të morën pjesë katër aktorë profesionistë. Njëri prej tyre ishte “opresor”, roli i të cilit ishte që me kokëfortësi të kundërvihet dhe ta mohojë propozimin për aktivitete të përbashkëta me një shkollë me gjuhë tjetër mësimore. Pasi “opresori” në mënyrë demonstrative e ka lëshuar skenën, duke i mohuar përpjekjet e aktorëve, pjesëmarrësit nga publiku u ftuan që me anë të luajtjes së roleve të japin propozime për zgjidhje të situatës së dhënë.

Projekti i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim (PINA), gjatë realizimit të aktiviteteve të parapara në shkolla dhe me kompetentët për arsim kudo në vend, përdor metoda dhe teknika të ndryshme. Duke e pasur parasysh ndjeshmërinë e temës, integrimin ndëretnik, PINA, në bashkëpunim me Multimedia-Qendra e arteve aplikative, me qëllim që t’i inkurajojë pjesëmarrësit për të përpunuar këtë temë në mënyrë kreative dhe të hapur, e përdori teknikën e ashtuquajtur forum teatër. Me anë të kësaj teknike, pjesëmarrësve u mundësohet të gjejnë zgjidhje për një situatë të caktuar sfiduese, si ajo e integrimit ndëretnik. E gjithë kjo bëhet nëpërmjet të shfaqjes teatrale.

Rezultati nga ky forum teatër ishte i shkëlqyer. Të gjithë pjesëmarrësit me padurim prisnin të intervenojnë, duke dhënë propozimet e tyre se si situata të ketë një përfundim pozitiv, apo duke hyrë në skenë me rolin për të bindur “opresorin” që të pranojë zgjidhjen e ofruar prej tyre. Entuziazmi i pjesëmarrësve, i përcjellë vazhdimisht me gaz dhe të qeshura, dha rezultatin e pritur: pati një përparim në sjelljen e “opresorit”. Forumet teatër do të organizohen rregullisht, gjatë gjithë vitit, sepse organizimi i tyre u tregua si shumë frytdhënës, e madje edhe si një koncept shumë zbavitës për t’u diskutuar dhe për gjetjen e zgjidhjeve adekuate, të cilat ndikojnë në përforcimin e integrimit ndëretnik në arsim.