Friday, November 24, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

„E mundet edhe më mirë…“ – porosisin aktorët e rinj nga „Cvetan Dimov“

DSC04929Shkolla e parë që e theu akullin dhe që organizoi prezantimin final të produkteve artistike, të dala nga punëtoritë kreative të Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim, është SHMQSH „Cvetan Dimov“ nga Shkupi.  Nja njëzet nxënës të talentuar dhe kreativ të kësaj shkolle, me ndihmën e dy profesoreshave të tyre dhe të aktorëve profesional, përgatitën një shfaqje prej katër pjesësh, me titullin „E mundet edhe më mirë…“.  Shfaqja u përcoll me entuziazëm nga ana e udhëheqjes së shkollës, nxënësit dhe një numër të madh profesorësh.

Në shfaqje nxënësit aktruan katër situata të ndryshme nga jeta e përditshme që i mundojnë të rinjtë, me qëllim që të tregojnë se problemet e tyre nuk njohin përkatësi etnike ose religjioze, dhe se rinia e sotme duhet të bashkohet në zgjidhjen e tyre. Punëtoritë kreative u dëshmuan si mjet i suksesshëm për integrimin ndëretnik në arsim, ndërsa kreativiteti dhe arti si “gjuhë universale” e nxënësve të përkatësive të ndryshme etnike dhe religjioze.

Pas përfundimit të shfaqjes, publiku në sallë i shpërbleu aktorët e rinj me një duartrokitje të merituar,  e ata, ndërkaq, në kostumet dhe maskat e tyre, krenarë dhe të buzëqeshur u ndalën që t’i përshëndesin të gjithë të pranishmit. Këta nxënës morën certifikata për kontributin e dhënë në përmirësimin e integrimit ndëretnik në arsim dhe për atë se u bënë shembull i shkëlqyer për pesë shkollat tjera, të cilat janë kah fundi me përgatitjet për prezantimet e tyre finale.

DSC04975PINA i realizoi punëtoritë  kreative në bashkëpunim me partnerët e Qendrës së arteve të interpretuara “Multimedia”, organizatë e cila ka përvojë shumëvjeçare në realizimin e këtij lloji të aktiviteteve me të rinjtë.