Monday, November 20, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Dritare të reja për vështrime më të mira dhe të përbashkëta

DSC03193Tollovi e madhe, buzëqeshje të shndritshme, nxënës dhe prindër të emocionuar të grumbulluar para hyrjes së Sh.F “Gjorgji Sugarev” nga Manastiri, i mirëpritën përfaqësuesit e lartë të USAID-it, Ambasadës Amerikane në Maqedoni, Komandës Evropiane të ushtrisë amerikane, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe komunës së Manastirit. Kështu filloi ngjarja solemne më 28 maj, me të cilën u shënua përfundimi i rinovimit të shkollës, i cili u realizua përmes partneritetit midis Projektit të USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim dhe komunës së Manastirit.

Gjatë programit solemn, të pranishmëve në sallë me fjalim iu drejtua Xhejms Stein, drejtor i Misionit të USAID-it në Maqedoni, i cili u përqendrua në arritjet dhe aktivitetet e këtij projekti dhe rëndësinë e tij për përmirësimin e integrimit ndëretnik në procesin arsimor. “Përmes aktiviteteve të ndryshme, projekti ndërton miqësi dhe tejkalon ndarjet etnike. Këto miqësi jo vetëm që e pasurojnë jetën e atyre që i krijojnë, por ato janë bazë për bashkëpunim më të madh, si dhe të ardhme të integruar dhe të qetë për Maqedoninë”, theksoi Stein.  Fjalime për rëndësinë e këtyre aktiviteteve dhe të integrimit ndëretnik në shkolla mbajtën edhe atasheu për aviacion civil në Ambasadën Amerikane në Maqedoni, nënkoloneli Boris Gershman, kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, drejtori ekzekutiv i Qendrës Maqedonase për Edukim Qytetar, Loreta Georgieva, dhe drejtoresha e shkollës “Gjorgi Sugarev”, Zagorka Jovçevska.

Pas fjalimeve, DSC03255pasoi program i shkëlqyer argëtues, i përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës. Për fillim, një valle e integruar me nxënës të përbërjeve të ndryshme etnike. Pas valles, pasoi ekspozitë e nxënësve, të cilët prezantuan kukulla të përpunuara me veshje tradicionale të bashkësive të ndryshme etnike në Maqedoni, dhe vizatime të cilat simbolizojnë bashkëjetesën. Në fund, me prerjen e shiritit , u përuruan dritaret e reja, për të cilat të gjithë në shkollë u gëzuan pa masë.

Në Sh.F “Gjorgji Sugarev” mësojnë fëmijë maqedonas, romë, shqiptarë dhe turq, ndërsa shkolla do të vazhdojë të zbatojë dhe organizojë aktivitete për integrimin ndëretnik në kushte të përmirësuara për mësim dhe shoqërim. Të shpresojmë se këto dritare të reja do t’i nxisin të gjithë në shkollë, që të shoqërohen, të krijohen vlera të reja të përbashkëta, dhe të hapin pikëpamje dhe vështrime të reja pozitive ndaj ardhmërisë.