Një ceremoni manifestive në frymën e festave të fundvitit dhe kërshëndellave ishte organizuar nga ana e shkollës fillore “ Kërste Misirkov” së bashku me komunën e Gazi Babës më 18 dhjetor 2012, manifestim ky, mbi përfundimin e renovimit të shkollës.
Shumë prindër, fëmijë, përfaqësues të komunës, USAID-it, EUCOM-it dhe stafi i Projektit për integrim Ndëretnik në Arsim u kënaqën me përfromacat e ndryshme , fakte mbi shkollën dhe komente vlerësuese.
“Kjo është shkolla juaj, ku ju do të krijoni shume miqësi të ngushta, dhe do të mësoni shumë gjëra të rëndësishme për të ardhmen tuaj të ndritur. Bëhuni krenar me shkollën tuaj, jeni të mirë me njëri-tjetrin si dhe respektoni dhe mbështetni mësimdhënësit dhe prindërit tuaj” – tha Lejtnan Kolonel Gershman nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara, duke i’u drejtuar në veçanti fëmijëve.
“ Në emër të shumë ushtarëve, detarëve, frocave ajrore dhe marinsave të Komandës Evropiane, ju uroj të gjithë juve për punën tuaj dhe për tentativat e vazhdueshme për ta bërë projektin sa më afatgjat dhe të suksesshëm”. – vijoi ai.
Fryetari i komunës së Gazi Babës si dhe drejtori i shkollës “Kërste Misirkov” , nënvizuan se sa i rëndësishëm është integrimi ndëretnik në shkolla. Gjithashtu implementimi sistematik i aktiviteteve që avancojnë kohezionin ndëretnik dhe bashkpunimin janë një vulë e përbashkët e komunës dhe shkollave.
Procesi i renovimit është i mbështetur financiarisht nga Projekti i USAID-it për Integrim Ndëretnik në Arsim dhe Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara / Komanda Evropiane (EUCOM) .