Thursday, October 19, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Ceremonia e prerjes së shiritit në shkollën e mesme ekonomike “ 8 Shtatori” në Tetovë, Maqedoni

Projekti i USAID-it për Integrim Ndëretnik në Arsim  së bashku me shkollën e mesme ekonomike “8 Shtatori” nga Tetova si dhe  Komunën e Tetovës më 26 tetor 2012 organizuan ceremoninë e prerjes së shiritit me çka u shënua kompletimi i suksesshëm i zëvendësimit të dritareve, dyerve dhe dyshemesë së shkollës së lartpërmendur.
Ngjarjen e karakterizoi prezenca e një numri të madh të pjesëmarësve , duke përfshirë edhe mysafirët, si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni  Paul D. Wohlers, drejtori për partneritet ndërinstitucional i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara , Michel Ryan, Zv/ Kryeministri i R.Maqedonisë si dhe përgjegjës për implementimin e Marveshjes Kornizë të Ohrit Musa Xhaferi, Ministri i Arsimit dhe Shkecës, Pançe Kralev, kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti si dhe përfaqësues nga institucione arsimore, mësimdhënës, prindër, nxënës dhe përfaqësues nga komuniteti lokal.

Ky projekt është një shembull i partneritetit të suksesshëm në mes palëve të përfshira në të, duke pasur një qëllim të përbashkët – që të ofrohet ambient mësimor më i mirë si dhe një e ardhme e ndritshme për të gjithë nxënësit në shkollë. Roli i shkollës në procesin e renovimit ishte në ç’montimin e dritareve të vjetra si dhe dyshemesë , derisa komuna ka kontribuar me atë që ka zëvendësuar dyert e vjetra të klasave me të reja. Qëllimi i ceremonisë ishte që të shenohet rasti i renovimit të ndërtesës së shkollës si pjesë e aktiviteteve  për integrim ndëretnik në arsim që kanë për qëllim gjithashtu edhe krijimin e ambientit më të mirë për mësim  si dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë nxënësit.

 “Nuk është e lehtë të meresh me kultura, tradita si dhe gjuhë të ndryshme, por ne të gjithë duhet që të kemi parasysh se bota po bëhet gjithnjë e më diverse. Dhe të gjithë ne duhet që të mësojmë që të shohim diversitetin si një mundësi dhe jo si një pengesë. Më lejoni që të falëmnderoj për  mbështetjen dhe përpjekjen që kanë dhënë prindërit e nxënësve. Involvimi juaj vullnetar në renovimin e shkollës tregon se sa të përkushtuar që jeni për të siguruar kushtet më të mirë në shkollë për fëmijët tuaj.   Veç kësaj është shumë me rëndësi që ju si prindër keni treguar interes për të mbështetur integrimin ndëretnik në arsim dhe promovimin e diversitetit në këtë shkollë. Është një e vërtet që vlen në të gjithë botën por edhe këtu,të rinjtë e Maqedonisë duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar të ardhmen. Shkollat janë vendet më të natyrshme ku nxënësit dhe mësimdhënësit me origjinë të ndryshme takohen dhe shkëmbejnë përvoja” – tha Ambasadori i Shteve të Bashkuara Paul. D. Wohlers .

Procesi i renovimit është i financuar nga ana e USAID-it dhe Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), ashtu që paraqet vetëm një segment të një numri të madh të aktiviteteve që shkolla do të ndërmer në vitet në vijim , siç janë ndërtimi i kapaciteteve të menaxhmentit të shkollës për të krijuar udhëheqësi që do të mbështes dhe krijoj arsimin e integruar , involvimin e prindërve në aktivitetet shkollore për të përmirësuar komunikimin ndëretnik si dhe të krijoj urë lidhëse mbi zbraztirat etnike dhe sociale. Me prerjen e shiritit u lëshuan në përdorim klasat.