Wednesday, September 22, 2021

24.06 – Shkup – Episodi i tretë i Multi-via-Radio në RadioMOF…

24.06 – Shkup – Episodi i tretë i Multi-via-Radio në RadioMOF

Duke fillur në ora 19:00, në onlajn frekuencës të RadioMOF, do të emitohet episodi i tretë i Multi-via-Radio. Mysafir në këtë episod do të jetë Violeta Simjanovska nga organizata partnere e PINA-s, Multimedia. Multi via Radio është emision në të cilin së bashku me nikoqirin e saj Bujar Saiti përmes bisedave dhe muzikës do të mësojmë më shumë për të rinjtë, për diversitetet, ngjashmëritë dhe do ta zgjerojmë horizontin tonë të mundësive. Inspirimi për emision vjen pikërisht nga fakti se gjithsecili prej nesh vjen prej diku dhe nga dikush, por gjithsecili prej nesh është individ i veçantë i cili zhvillohet varësisht rrethanave të cilat e rrethojnë. Për më tepër informacion, vizitoni: http://www.radiomof.mk/multi-via-radio/