Sunday, August 20, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Verore të larme në dorë – si përkujtues për një të ardhme të integruar të nxënësve

Nxënësit dhe arsimtarët e shkollave „Vera Ciriviri Trena“ dhe „Vëllazërimi“ nga komuna e Karposhit në Shkup, përgatitën dhe realizuan një varg aktivitetesh për integrimin ndëretnik në arsim gjatë vitit shkollor 2013/2014. Dy shkollat punuan pa u lodhur, në frymën e interesave të përbashkët dhe eliminimin e paragjykimeve dhe të jotolerancës ndaj njerëzve të përkatësive të ndryshme. Rezultati është i shkëlqyeshëm – një sërë produktesh, shumë shoqërim dhe botëshikim i ri. Arritjet nga bashkëpunimi i afërt i kanë vënë në disa fletë, dhe na kanë përgatitur një buletin të larmë, me shumë fotografi e tregime nga aktivitetet e realizuara.

dsfsdfTë padurueshëm për t’u afruar me shokët e rinj, gjatë vizitës në “Vëllazërim” me rastin e festës së Kurban-Bajramit, që ishte përputhur me ditën e nënshkrimit të memorandumit për partneritet ndërmjet shkollave, nxënësit nga “Vera Ciriviri Trena” u kishin përgatitur urime festive shokëve të “Vëllazërimit”.  Për ta kthyer, nxënësit nikoqirë i pritën mysafirët me befasinë e sheqertë – bakllava. Atmosfera e gëzuar dhe energjia e nxënësve gjatë kësaj vizite treguan se këto dy shkolla për shumë vjet do të kenë bashkëpunim dhe ai do të jetë i frytshëm.

ewwerDhe kështu, njëra pas tjetrës, radhiteshin aktivitete të përbashkëta të suksesshme. Dita e drurit u shënua bashkë, me pjesëmarrjen e artistit Zhivko Popovski-Cvetin, i cili i mësonte nxënësit si të vizatojnë lule dhe u ndihmoi gjatë mbëltimit të drurit në oborrin e shkollës, simbolin e të ardhmes së përbashkët të ndritshme dhe të shëndoshë të fëmijëve. Pas mbëltimit të suksesshëm të drurit, fëmijët bashkë ndoqën orë të integruara të gjuhës angleze, shkencave natyrore dhe artit figurativ.

Gjuha e matematikës është universale, thonë arsimtarët në buletin.  Ajo nuk di për paragjykime dhe dallime etnike. Numri si simbol në çdo kulturë është i njëjtë, vlera është e njëjtë, prandaj dhe në nivel të aktivit profesional u realizua bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet matematikanëve të “Vera Ciriviri Trenës” dhe “Bratstvos”, me një orë edhe më të suksesshme,  ku nxënësit sipas kritereve të parapara për integrim ndëretnik në arsim u jepnin përgjigje sfidave të dhëna nga arsimtarët.

Dhe, në fund, ia vlen të përmendet aktiviteti për Ditën e Verës, kur nxënësit e të dy shkollave bashkë bënë verore – hallka të thurura nga dy ngjyra, e bardha dhe e kuqja, dhe ua shisnin prindërve dhe nxënësve të pranishëm në këtë ngjarje të përbashkët. Me të hollat e mbledhura, nxënësit e të dyja shkollave shkuan në kinema.

Shpresojmë që bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy shkollave nuk do të ndërpritet këtu, dhe se veroret në duart e tyre do të shërbejnë si përkujtues se larmia është pasuri, e cila të gjithëve mund të na sjellë më shumë dituri e më shumë suksese.