Sunday, August 20, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Udhërrëfyesi i përbashkët turistik për Veles e Kumanovë – një nga frytet e shumta të partneritetit midis dy shkollave të këtyre qyteteve

DSC03959Me paraqitjen e udhërrëfyesit turistik për Velesin dhe Kumanovën, nxënësit e shkollave të mesme “Kole Nedellkovski” nga Velesi dhe “Nace Bugjoni” nga Kumanova e filluan prezantimin e aktiviteteve të përbashkëta, që i bënë gjatë vitit të kaluar shkollor. Në ngjarjen që u mbajt javën e kaluar në shkollën e mesme profesionale komunale “Kole Nedellkovski”, nxënësit e publikuan udhërrëfyesin e përbashkët turistik kushtuar Velesit dhe Kumanovës. Udhërrëfyesi flet për pozitën gjeografike të dy qyteteve, për historinë, arkitekturën, ushqimin, si dhe për krijuesit e njohur që e kanë prejardhjen prej andej.

Në prezantim, ku kishin ardhur edhe nxënësit e Kumanovës, përveç udhërrëfyesit turistik, u paraqitën edhe aktivitete të tjera, të cilat nxënësit i kanë pasur në periudhën e kaluar. “Sporti është një shkas i shkëlqyeshëm për t’u shoqëruar, kështu që për këtë shkak projektin në shkollën tonë e filluam me aktivitete sportive, ku ishin përfshirë nxënës me përkatësi të ndryshme etnike. Qëllimi i këtyre aktiviteteve nuk ishin garat dhe dëshmimi, por të shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës”, thotë Beni, një prej nxënësve të shkollës-nikoqir.

Gjatë muajve të kaluar, krahas Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, u organizua edhe punëtoria multikulturore me temë „Shënimi i festave Kërshëndella dhe Bajram“, ku ishin përfshirë edhe prindërit. Përveç kësaj, gjatë vizitës në Kumanovë u organizuan edhe ndeshje sportive në fushën e sporteve të shkollës së mesme teknike komunale „Nace Bugjoni“, kështu që krahas sportimit, nxënësit kishin mundësi të shoqëroheshin, të shëtisnin nëpër qytet dhe të njiheshin me monumentet kulturo-historike të Kumanovës, me ç’rast bënë dhe fotografi për të përgatitur udhërrëfyesin turistik.

DSC04063Pasi u krye prezantimi, nxënësit e të dyja shkollave në letrën hamer bënë posterë me fotografi nga vendet që i kishin vizituar bashkë, duke shtuar komente nën çdo fotografi dhe vizatim. Posterët u prezantuan para të pranishmëve. Në fund, nxënësit e të dyja shkollave shkuan bashkë që ta shikojnë qytetin e Velesit.